Kapet “fantazma e Venecias”/ 30-vjeçari nga Kosova terrorizonte kalimtarët me thikë

Diaspora

Kapet “fantazma e Venecias”/ 30-vjeçari nga Kosova terrorizonte kalimtarët me thikë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 22:03
30-vjeçari nga Kosova

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në Venecia, pasi prej kohësh kërkohej sepse kërcënonte kalimtarët me një thikë. 30-vjeçari dilte në muzg në qendrën historike të qytetit ndaj  e pagëzuan edhe si “fantazma e Venecias”.

Kur u arrestua nuk iu gjetën dokumente, por iu gjet thika dhe dy gramë e gjysmë heroinë në çorape. Me të parë policinë, ai tentoi të largohej por u bllokua menjëherë dhe u ndalua.

Por sipas Tgcom, ai është liruar më pas në mënyrë të pashpjegueshme, edhe pse kishte denoncime të shumta për agresion gjatë natës në zonën mes sheshit San Marco dhe Rialtos, për kërcënime me thikë dhe precendetëve për shpërndarje droge.

Mbetet mister lirimi i “Fantazmës së Venecias” dhe identiteti i tij edhe pse prej kohësh ishte kthyer në tmerrin e kalimtarëve.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat