Shqiptari vritet në mes të rrugës sapo del nga shtëpia, dalin pamjet

Diaspora

Shqiptari vritet në mes të rrugës sapo del nga shtëpia, dalin pamjet

Më: 26 janar 2020 Në ora: 10:02
Itali

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 23.00 të mbrëmjes së të shtunës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Nuovo Salario, në periferi të Romës në Itali.

Viktima është një shqiptar me moshë 43-vjeçare, i cili u qëllua me armë në fytyrë, teksa sapo kishte dalë nga shtëpia e tij në rrugë.

Image

Ishin kalimtarë të rastit ata që dhanë alarmin lidhur me ngjarjen, kur panë shqiptarin e gjakosur të binte përtokë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se vrasja e shqiptarit ka të bëjë me larje hesapesh, lidhur me aktivitetin e shpërndarjes së drogës.

Image

Viktima ishte në liri me kusht dhe po dilte nga shtëpia ku sapo ishte ndarë me gruan për tu kthyer në burgun e Rebibbia, ku dhe vuante dënimin.

Të gjitha dyshimet flasin për një atentat të mirë studiuar, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat