Ky pis!

Diaspora

Ky pis!

Nga: Beqir SINA Më: 27 janar 2020 Në ora: 20:49
Beqir Sina

Ky Pis që tër-hiqet si skuth – ose si ai “kërmilli” që jargavisë të gjithë barin e mëngjesit, duke u zvarritur sa andej e këndej……nëpër livadh

Simbas, fjalorit etimologjik, lexonë se kallzuesori Pis është një nga ata turqizmat e shumta që për fat-keq na kan mbetur edhe sot në shqipen bisedore, dhe që fjalorët e trajtojnë si mbiemër, me kuptimin “i papastër, i ndotur, i ndyrë”, shkruan shqiptarët në Wikipedia.

Në një diskutim në rrjetin shoqëror Facebook, (https://www.facebook.com/Pisi-936964546352212/), thuhej se me një vend se si kallzuesor, fjala Pis! na merr pjesë në ndërtime të tilla, fjalësh si : jam pis, bëj pis dhe bëhem pis. Fjalë këto, që janë, në thelb, të barasvlershme me tre folje; në të cilat bëj merr përsipër të shprehë kategoritë gramatikore të foljes (kohën, vetën, numrin, mënyrën, etj.).

Ata thonë se këto përdorime mund të krahasohen me dreq-o punë, palo burrë, mut njeri, zevzek burrë, etj.; ndërtime, këto që nuk do të trajtojhen, sepse janë trajtuar nga gjuhëtar, gjithsesi, si ndajshtimore, mund të përdoren në raste të veçanta.

Mirëpo, duke gjetur rastin - duket se edhe, koicidenca e saj është me këtë leksion të shkurtër, për të treguar se edhe këtu në shoqërinë tonë, në Diasporë, kur kemi të bëjmë me ndonjë PIS!( kjo simbas gjykimit tim kur dikush ta sjell në majë të hundës ).

At’here!

Pisi ka ardhur në Amerikë, afro dy dekada më parë nga një qytet në Shqipëri, qytet ky që kishte deri në 1991, edhe numërin më të madh, të kampeve të Interrnimit, 5 të tillë: Savër, Gradishtë, Gjazë, Rrapez, dhe Pluk.

Ai Pisi e “peshkoi” mirë diasporën shqiptare, ngaqë fillimisht nuk njifte kërkend, dhe nuk dinte asgjë për diasporën.

Marrja me shtypin, punësimi i tij në një gazetë kryesore të shqiptarve të Amerikës, e lidhi me diasporën e vjetër, e cila ishte strumbullari i çështjes shqiptare, sespse me sigurimsa, ish officer në pension dhe komunista që kishin ardhur në Amerikë, Pisi nuk e kishte të vështirë sepse i ruante lidhjet e fshehta.

Taktika më e fundit, e Pisit ishte ajo e të “konverturit” si një anti-komunist,në një i presekutuar, një patriot i madh, dhe demokrat , ku në asnjërën prej tyre, ai nuk ka qenë kurr, se nuk ka mundësi të ketë qenë i tillë!!!!!

Pisi madje në çdo përkujtimore, ashtu si para 1990, kur ai kujtonte rregjimin komunist , duke shkruar me “penën” e tij faqe e artikuj të tërë me lavdinë që i thurte Partisë, “heroizmat” e luftës partizane, dhe zhvillimin e Luftës së Klasave, apo kundra Armikut të Popullit, faqe të tëra gazete mbi Socializimin, që po lulëzonte Shqipërinë, e ndërroi pllakën shpejt në 1992, doli në anën tjetër “demokrat”.

Pisi, asnjëherë nuk e përmend se ka qenë gjithë jetën i perviligjuar, dhe madje edhe Kryeredaktor i një gazete propogandistike locale, organit së Komitetit të Partisë së Rrethit – Ndërkohë, tani ai nis që të tregojë te të presektuararit, ish të burgosurve politik, ish pronarve, anëtarve të familjve më të mira në Shqipëri, nëpër përkujtimoret, apo takime me ta, se sa të tmerrshme na paskan qenë vuajtjet e tona, në kohën e Diktaturës, komuniste, që simbas tij ne vet nuk i paskemi ditur!!!.

Pisi! kur shkruan ose flet për të presekutuarit shkruan për veten e tij për të nxjerr vet-veten më të presekutuar dhe më të vuajtur se ata që vet e i kaluan në shpinën e shpirtin e tyre 45 vjet shfrytëzim dhe presekutim barbar. Ai duket si një “qurrash” duke thën se : “Në familjen time nuk ka patur asnjë Komunist, përfshirë prindërit, motrat, vëllezërit, dajot, tezet, dhe të gjithë të afërmit. Një nip, daja i tij (simbas Pisit - vëllai i nënës) kishte bërë 17 vite burg, dhe babai i tij 13 muaj burg – politik sepse ka strehuar Hamit Matjanin(gjithmon simbas tij), dhe kështu ai nuk mund të bëhej komunist”, tregonë PISI.

Kjo, thotë po Pisi, është e verifikushme simbas tij ngaqë: “Një nga shtatë fëmijët e prindërve të tij, vetëm unë (PISI) arrita të shkollohem, (të marr shkollën e lartë me korrespondencë, si shumë të tjerë), ndërkohë, që 18 fëmijët e dajove, askush nuk u shkollua për arsye se kishin biografi reaksionare…."

Pisi tani nëse një i presekutuar do të flasi dhe të tregojë të vërtetën mbi të kaluarën, me prova zyrtare, nga dosjet, ka si detyrë të mbrojë,lidhjet e tij me ata që dalin me dokumenta si presekutor. Sepse, kjo simbas tij shoqve dhe shkove të parties, është “Luftë Klasave”, ashtu si e bëri ai Pisi me spiunat ( afijet 1200-shat) dhe ish oficerat e sigurimit, duke propoganduar deri dje - tani i vjen keq dhe ai hidhet në sulm se këta njerëz simbas tij po “bëjnë” luftē klase, në diasporë, simbas tij,

Pisi, “fuqiplotë” aty ku është, i përzgjedh vet shokët e shoqet të tij, duke i bërë edhe me dhunë “gazetar”, patriot e atdhetar. Ai vet vitet e fundit shfaqet çdo ditë në shtypin shqiptar si hipokritë, pasi Pisi është ai i “konvertur” si një anti-komunist, një presekutuar, një patriot i madh, dhe demokrat i madh, ku në asnjërën prej tyre nuk ka qenë kurr, se nuk ka mundësi të ketë qenë i tillë!!!!!

Pisi çdo ditë dhe në çdo përkujtimore tonën, del në krye të organizimit si e si t'i pastrojë t'gjitha pislliqet që janë bër në atë vend nga presekutorët dhe spiunët!, sepse thotë “edhe, unë(ne) i shërb(yem)eva diktaturës sllavo - komuniste, për aq apo ka vjet, por sot a shikoni ju o të presekutuar!, jamë unë ai i djeshmi, që sot më shumë e shajë unë rregjimin e tmerrshmë të Enver Hoxhës, se sa ju “të mbarur e të humbur”.

Pisi na thotë çdo ditë, por ne nuk duam t’a kuptojmë se :”Më shumë flasë dhe shkruaj unë ish shoqet e shokët e mi të Partisë, në gazetën “time” dhe rrjetin social, për shtresën e presekutuarve dhe vujatjet e tmerrshme që keni kaluar ju - para syve të mi, se sa ju që jeni disa “injorantë” - “të pa shkollë” - “xhelozë me ne ish të shkolluarit” - dhe, u ka mbetur ora akoma te Enver Hoxha, e Lufta e Klasave.

- Pisi do bëj sot edhe analistin e çdo ngjyrimi politik, ose të profilizojë nëpër kafenetë e klubet e shqiptarve, rrjetein social Facebook, edhe personalitetin e ndonjë veprimtari, shkrimtari, poeti, studiuesi, publiciti, patrioti e atdhetari, politikani, duke fol me gjuhën e spiunve dhe të regjimit që e mësoi dhe edukojë atë që sot nuk është gjë tjetër, veçse një Kameleon apo një Hipokritë, një produkt 100% bio i kohës së Enver Hoxhës.

- Pisi do mallkoj çdo dit e natë ata që mendojnë ndryshe nga ai, shkruajnë më mirë se ai, dhe, dinë madje edhe 100 herë më mirë se ai, së çfarë është patriotizmi, demokracia, dhe integrimi, çfarë është kultura dhe demokracia perendimore.

Sepse ata që mallkon ai me veten e tij, të gjithë kanë një kulturë e traditë perendimore me dekada në Perendim dhe SHBA, ku Pis erdhi sot dhe “ “Do ti tregojë tani babait Arat”.

Ata që injoron, ofendon, përgojos ose shanë Pisi sot, me shokët e shoqet e tij, i kanë treguar atij Amerikën, e kan mësuar dhe janë munduar ta integrojnë Pisin, e jo nuk janë kurr si Pisi, që megjithse përfaqëson gazetarinë shqiptare në Amerikë, fatkeqësisht nuk di dhe nuk flet as edhe një fjalë anglisht…!

- Pisi ka një vend “kyç” ku me intriga e ku me “hidh gurin e fsheh dorën” i ka eleminuar të gjithë ata që dinë më shumë se ai – ata që janë më atdhetar, më patriot e demokratë, familje më fisnike se ai nja 1000 mijë her….!

Pisi, tani do të mundohet, mendojë e sajojë me shokët e shoqet e tij si të bëj PIS, të gjithë njerëzit e ndershëm, patriot e atdhetar, veprimtar, apo ish të presekutuar, që gjithë jetën dhe familjet e tyre i sakrfikuan, për Shqipërinë, lirinë e demokarcinë, rënjen e komunizmit, dhe të i vinte rradha edhe këtij PISIT të vinte në Amerikë, megjithse, nuk e meritonte kurrën e kurrës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat