Shkatërrohet banda e drogës në Itali, disa shqiptarë mes 11 të arrestuarve

Diaspora

Shkatërrohet banda e drogës në Itali, disa shqiptarë mes 11 të arrestuarve

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 21:59
Ilustrim

Në një operacion të gjerë të nisur prej më se një viti forcat italiane të rendit në Torino e Asti kanë neutralizuar një rrjet të gjerë të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë 11 persona dhe duke nisur hetimet për rreth 50 të tjerë, mes të cilëve një numër i konsiderueshëm shqiptarësh.

Në operacionin e quajtur në kod “Riki Cod”, policia e Asti tha se grupi vepronte në aksin Torino-Asti duke krijuar një rrejt të rrezikshëm bashkëpunimi reciprok.

Pas nisjes së hetimeve mbi 43 vjeçarin italian me precendetë Riçardo Schialfa, hetuesit ndërtuan rrjetin e shpërndarësve ku përfshiheshin marokenë që kontaktonin me shqiptarët Jashar Tahiraj e Xhemal Kiptiu, të cilët u fajësuan më pas nga interceptimet e bisedave në celular me klientët e konsumatorët.

Disa nga të arrestuarit janë Riccardo Schialva, 43 vjeç i njohur me pseudonimin Riki (ku mori emrin dhe operacioni i koduar), Mahdi Chaabeni, 47 vjeç, Ahmed Mamni, 36 vjeç, Mourad Saidi, 40 vjeç, Moez Ben Hassen Bouchiba, 43 vjeç, Hafedh Selmi, 44 vjeç, Kingsley Onieka Ohmara, 44 Origlia, 55 vjeç, Livio Bagarini, 43 vjeç, Massimo Bighi, 50 vjeç, Paolo Demaria, 50 vjeç, Antonio Ferrara, 60 vjeç, Xhemal Kiptiu, 53 vjeç dhe Michele Vacca, 48 vjeç dhe O.M, 32 vjeç.

Shumë prej të arrestuarve janë emra të njohur për policinë, pasi njihen për precedentët e tyre penal në të kaluarën, kryesisht me trafikun e drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat