Gostivarliu i Skandinavisë

Diaspora

Gostivarliu i Skandinavisë

Nga: Baki Ymeri Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 17:20
Gostivarliu i Skandinavisë

Poezia është një përrallë nostalgjike me dallgë frymëzimesh e detra sentimentesh. Shpirti i Dajës është plot nostalgji për diçka të lartë e të ndritur. Komunikimi, zemërgjerësia dhe guximi janë cilësitë elementare të shpirtit të tij. I këtillë është Daja që lanson kushtrimin: Dëgjoni zemrën time! Shkrimet e poetit prekin të gjitha fushat e jetës, pa munguar edhe aspekti patriotik si vlerë e çmuar kombëtare, thekson Ramadan Luzha në një koment të tij. Duke shkruar për të kaluarën tonë, poeti lë gjurmë te gjeneratat e tashme dhe të ardhme, duke e përshkruar mënyrën se si ka jetuar populli ynë, dhe si ka luftuar që ne të gëzojmë lirinë.

Historia e poezisë nuk mësohet por përjetohet. Shkalla e parë e njohjes historike është aktualizimi i një përjetimi. Për autorin e kësaj vepre nuk shuhet as jeta, as dashuria, as frymëzimi. Muza e tij është e dashura e tij, zana e lëndinave të Sërmnovës. Ai ëndërron malet, bjeshkët, rrugët, luginat, lëndinat e shtigjet. Dhe e kujton dashurinë e saj: Dhe shpirti për ty më digjet. Ai shkruan për shqetsimet e mërgimit, për botën e dashur, për vendlindjen dhe atdheun. Në libër nuk mungojnë as poezitë e dashurisë dhe as ato me tematikë patriotike. Në jetën e tij ekzistojnë burime të pakufsihme energjie, që nga natyra e njerëzit, deri te fenomenet normale e paranormale, që nga shpirti deri te fjalët që defilojnë në bibliotekën e sentimenteve tona.

Poezia është mbretëresha e dashurisë së përjetshme. Shkrimtari është një krijues monumentesh letrare dhe morale. Jeta ka kuptim dhe kuptimi ka jetë. Sadulla Zendeli-Daja është prezent në destinet e atdheut dhe ai ndikon që jeta të përfitojë kuptim në hipostaza të ndryshme. Për çdo ditë, duke u ngjitur, ai afrohet pranë zhurritjeve të mëdha bashkëkohore, duke mbajtur shëmbëlltyrën e botës së ëndërruar përmes kohës së tij, duke qëndruar kështu në ballë të turmave, njësoj si dëshmorët e kombit.

Image

Pa poetë dhe pa heronj, historia duket e ftohtë. Daja e këndon këngën e tij për jetën e saj. Ai ëndërron malet, bjeshkët, rrugët, luginat, lëndinat e shtigjet. Ai shkruan për shqetsimet e mërgimit, për botën e dashur, për vendlindjen dhe atdheun. Autori ngjitet për çdo ditë në majat e larta të frymëzimit. Duke iu afruar zhurritejve të mëdha bashkëkohore, poeti mban përfytyrimin e një bote të ëndërruar, të një Shqipërie të bashkuar dhe të një ardhmërie më të lumtur. Daja shkruan për zjarrin e dashurisë, për bukuroshet e Gostivarit të tij, si dhe për bukuritë e Stokholmit, të Mallmos apo Kallmarit në Suedi. Ai konstaton se femrat e bukura të bëjnë poet dhe ta shtojnë vullnetin për jetë. Ato i japin forcë shpirtërore që të na dhurojë vlera të reja letrare në trojet e mërgatës shqiptare.

“Ne i jemi mirënjohës Dajës, për sakrificën e tij, ku ai ka lënë interesat e tij për tu pasuruar, dhe është marrë me këtë fushë për të qenë në shërbim të kombit shqiptar.”, thekson Hysen Ibrahimi në kuadrin e një shkrimi të tij. Në këtë kontekst vlen të potencojmë edhe mendimin e Zt.Namik Selmani: “Daja nuk kërkon që të hyjë në garën e poetëve, por ai e ka fituar këtë garë shumë më parë se ta nisë se tërë jetën e ka përkëdhelur fjalën shqipe. Ai ka një dialog të bukur me veten, me miqtë kudo që janë, me ata që e respektojnë për atë që ka bërë për Arbërinë e tij.”

Poezi nga Sadulla Zendeli-Daja

MBRETËRESHA E BUZËQESHJES

Djepi i hënës së rrumbullaktë

Dhe universi i syve të glinës

Me vitet që ikën duke u ngutur

Janë dëshmi e lumturisë sonë…

Zoti na e ka dhuruar dashurinë

Për ta ripërjetuar jetën

Duke qenë gjithmonë të pregaditur

Për t’i shpërblyer ëndrrat

Me frytet e kujtimeve tona…

Shija e sentimenteve tua

I ëmbëlson mëkatet e mia

Ti je mbretëresha e buzëqeshjes

Golgota e mendimeve të mia

Anatomia e fjalëve të levarashta

Metamorfoza e ndjenjave

Guximi i pakufishëm i kohës sime

Princesha e dhimbjeve të mia

Shekulli i brishtë i kujtimeve

Mërgimi illegal i përmallimit

Stina e dezertimit tonë

Në shtratin e butë të dashurisë

Nata e puthjeve të paharruara

Sekreti i pavdeksisë së kohës

Pagjumësia e kujtimeve tona

Idila romantike e ndjeshmërisë…

DIELLI MBI TOKË DRITË LËSHON

Qielli i përflakur

Me mua kuvendon

T’i ëndërroj Engjëjt

T’i shoh ku po rrinë

Ku janë strukur

Në vrimat e mureve

Që me ata të bisedoj

Në shtëpinë time

Apo në lart ballkon

Me ta të komunikoj

Qielli i përmbushur

Me dëborë të bardhë

E cila zbret nga qielli

Ja një vijë e bardhë

Që po ecë dalngadalë

Dhe humbet pa e parë

Engjëjt rrëshqasin

Me sajat e tyre

Dhe dritë lëshojnë

Njerëzit në errësirë

E shikojnë dritën

Që po zbret nga qiell

Tokën dhe njerëzimin

Ta ndriçojë me rrezatim

Për shpirtin tënd

Dhe për shpirtin tim

VETËM ZHVILLIMI TË SHPËTON

Zhvillimi të shpëton

Tjetër kohë po marshon

E gjithë bota zhvillohet

Në këtë rrugë të re

Edhe ti duhet të ecish

Se kjo kohë ka një emër

Që ta hedhish të vjetrën

Ta ftosh të vërtetën

Ta thërrasish historinë

Durimin dritën e diturinë

Duhet ta hedhish të vjetrën

Duke e përqafuar risinë

Të vjetrën ta mbash

Si thesar për historinë

Poqese shkon me të vjetrën

Do të mbetesh në errësirë

Bota ka nevojë për risi

Për dashuri e lumturi

SHQIPËRIA, KOSOVA

DHE SHQIPTARËT

KUDO QË JANË

Me atë madhështi që ke

Më bën të ndihem i gjallë,

Ato dete, lumenj, fusha e male që ke

Ata lumenj të përbujshëm

Që vërshojnë me jehonë

Janë damarët e jetës sonë…

Bijë të Shqipërisë, të Kosovës

Dhe trojeve tona në Arbëri

Që gjithë bota Ju ka lakmi

Bota e kishte zili dheun tënd

Ëndërronin fusha pjellore

Ullinjtë që shëndrisnin

E lakmonin gjakun tënd!

Ti moj botë hyjnore

Që barte kaq dhimbje

Masakra, vrasje e torturë

Ty bota të ka zili

Se askush s’e ka

Lavdinë tënde!

O moj Shqipëri e dashur

O moj Kosovë e pasur

Juve Ju kemi mbretëri

Ju kemi këngë e jehonë

Në Arbërinë tonë..!

VUAJ DHE VDES PËR TY!

Kjo letër poetike

E shkruar nga rapsodi dhe këngëtari

Agim Gashi nga Kosova

Që në Gjermani për ne këndon…

Nuk më shkon dora e as zemra të them

Se ku gjendet sot ky poet e mbret

Me dhimbje shkruaj e vuaj

Dhe vuajtja më mundon…

Sytë më janë skuqur

Një ditë me diell

Në Skandinavinë e largët

Zëri im u dëgjua…

Ishte një ditë e lumtur

Kur miku im më telefonoi

Dhe më tha: ”Do të ish mirë

T’i telefonosh rapsodit dhe

Këngëtarit të dëgjuar

Agim Gashit nga Kosova jonë!

Dua ta këndoj një këngë për ty

Më tha Agimi me lot në sy.

Mbeta i shtangur e pa fjalë.

I telefonova poetit në Gjermani…

Disa poezi dhe jetëshkrimin ia dërgova.

Ai më dërgoi një letër dhe më tha:

”Do ta shkruaj dhe këndoj një këngë për ty!

Sipas meje ju meritoni më shumë o Zotëri”!

U befasova kur këngën në yootube e dëgjova.

Kënga e tij është dëgjuar në mërgim

Në Kosovë, Shqipëri, Iliridë e Çamëri

Dhe nga shqiptarët kudo që janë...

Me dhimbje e dëgjoj zërin e këngëtarit të rrallë

Ku është poeti e mbreti! Zëri i tij s’dëgjohet më.

Shpirti më qan, për këtë këngëtar rapsod shqiptar…

O BRE BURRË, BJERI TUPANIT!

Bjeri bre burrë tupanit

Deri kur lëkura të çirret

Pastaj shko ti në amshim

Kënga është shpirti im…

Tupanat dhe zurlet le të presin

Engjëjt të prijnë me kandila të ndezur

Tupanat edhe pa lëkurë le të presin

Dumba-rumba e rumba-dumba ushtonin

Nga dëshira e madhe tupanat e zurlet

Në këtë botë i lëre e në amshim e i gjete!

O VËLLEZËR SHQIPTAR

DHE JU MËRGIMTARË!

Mos ma hani hakun

Nga varri ju shkruaj

Lexo Gjarpërinjtë e gjakut

Sepse armiku i përbetuar

Në mënyra të ndryshme

Shqiptarët i ka gjunjëzuar

Një popull autokton

Në tokën e tij Iliriane

Që nga Grashanini

Deri te Milosheviqi

Kishin një qëllim barbar

Të burgosin shqiptarë

T’i poshtërojnë gjoja se

Nuk janë atdhetarë

Por veglat e Serbisë në liri

Duke e ngujuar

Me 28 vjet Adem Demaçin

Në burgun e serbit të zi…

Mund ta kemi pare dikurë

Heroin e popullit tonë

Qëndresën e tij si burrë

Kur Beligradi për një marrëzi

E ngulfati Ademin në Serbi

Pse militonte vazhdimisht për liri

Qëllimi i armikut të zi synonte

Për ta mposhtur shqiptarinë

Para botës të gënjejë gjoja

Se ky virus sllavjan ka liri e demokraci

Për t’i rrasur shqiptarët në burgun e zi

Për t’ua vrarë nënave fëmijëve

Pleqtë dhe të rinjtë shqiptarë

Duke i masakruar sllavët gjakatarë

Që erdhën nga shpellat e Uralit

Në trojet e bekuara të shqiptarit.

Këta vrasës dhe okupatorë

Nuk duhen të besohen kurrë

Sepse shqiptarët e dinë mirë

Se propagandat e Serbosllavisë

Synojnë gjakderdhjen e shqiptarisë.

Vëllezërit e mi të dashur kosovarë

Duhet të kemi dy apo tre parti

Çdo deputet i zgjedhur nga partia e tij

Të betohet që një lekë nuk do ta vjedhë

Pasuria e delegatëve të dihet paraprakisht

Po të ndodhë një korrupsion i pandehuri

Duhet të burgoset rëndë dhe pasurinë

E përfituar pa djersë t´ia marish.

Parlamenti duhet të zgjedhë një komision

Që do të ketë kompetenca për gjyqin

Për prokurorin e avokatit për krimin

E bërë. Avokatët mos të bëhen hajna

Që i varfërojnë shqiptarët. Juristët tanë

Këto ligje I dinë. Popullin e varfërojnë

Duke marrë ryshfet, lidhur me gjyqin

Për ta shpëtuar të pandehurin që e dëmton

Popullin shqiptar i cili s´ka rrugë tjetër

Veçse të braktisë atdheun e të shkojë

Në mërgim e në vend të huaj

Për një kafshatë buke të punojë...

NUSET E FJALËS

Në kujtesën e poetit

Muzat e rastit

Krihen para pasqyrës

Në poezi

Është njësoj si në shtëpi

Fqinjët të pyesin

Çka po bën tani?

Drejt Shtëpisë së Zotit

Rrotat e karrocës

I numërojnë vitet

Ndërmjet

Pamundësisë e dëshprimit

Engjëjve u thinjen flokët

Si në stinët e Vivaldit

Nëse poeti ta rrëfen krejt jetën

Mund të zhytesh papritmnas

Në pellgun e fjalëve

Qëllimi elementar i jetës

Është të lulëzosh

Dashurinë duke e ëmbëlsuar

Si zgjidhje të përjetshme...

ME KAPUÇ TË BARDHË

Burrëri me të ka çdo shqiptar

T’gjithë e mbajnë plisin e bardhë

Ballistët ballëlartë e me krenari

Rrënjë dhe shtat mori n’lashtësi

Është simbol për burrëri

Pellazgë, ilirë e shqiptari

Emblemë e patën në ballë

Me të në beteja u rreshtuan

Legjenda të mëdha u krijuan

Si Xhemë Gostivari

Isa Boletini

Dhe gjithë shqiptarët

Me plis të bardhë

Dolëm para botës mbarë

Me të n’kët’tokë isha më i parë

Jam i lumtur që jam shqiptar

Plisi i bardhë është hyjnor

Me të ranë shumë dëshmorë

Barbarët përpiqen ta tjetërsojnë

Me kësula çetnikësh e fesa t’Sulltanit

Me terlikë e lecka të Arabistanit

Plisin Zoti neve na e ka falë

Për ta mbajtur lart në ballë

Bill Klintoni që na adhuron

Amerika në qiell atë e lartëson

Kapuçi ynë është një krenari

Dhunti e të dashurës Shqipëri

Fjalorët e Dajës janë pesë yje

Në Skandinavi shkëlqejnë

Gjuhës shqipe dritë i lëshojnë

Plisat e bardhë vatrën e shqipeve

Me dashamirësi e ndriçojnë

KËNGË KUSHTUAR SADULLA ZENDEL DAJËS

(Këndon rapsodi Agim Gashi)

Gjithë shqiptarët mërgimtar,

Nga vendlindja ruejnë kujtime.

Kahdo shkojnë marrin me vete,

Nji grusht atdhe nga toka ime,

Sot jehojnë fusha e mal
Lum e shqipja kend e ka djal.

Moj Sërmnovë moj zemra e Sharrit
Linde legjendën e Gostivarit!

Si shqipja malit fluturim
Me mbrojtë gjuhen e popullit trim,
Nuk kursen djersë a jetën
Për me thanë gjithmonë t´vërtetën.

Ku të kam o burrë me namë,

Për Ty ndjeu atdheu amë,
Librat tua për lakmi

Pasuni për Nanë Shqipni,
Penda jote kurr nuk ndalet
Sot shqiptarit i zbut hallet.

Prej vendlindjes kemi nji emën

Ne të gjithë të mbajmë në zemër,

Të mbajnë nipa edhe mbesa
Vepra jote ka ba kthesa,
Sadullah Shqiponja e Sharrit
Rraj e trimnit t’ Xhem Gastivarit.

Në mërgim ti kot nuk shkove
Në fakultete shumë studjove,

Fjalort e gjuhes për njohuni
Për suedez e shqiptari,

Vajton atdheun e cunguem.

Populli im qofsh i bekuem.

Qazim Sula ta thurr nji kangë

Për Daja burrin e hijerandë,

Viron Kona e dha sinjalin:

Asht nji burrë nga trojet tona,

Ndez gjithmonë për te jehona.

Zendel Daja drita e kombit
Rrezaton rreth e qark globit.

Kanga e gzimi marrin dhenë
Kur shkruen Daja për Skënderbenë;
Për atdhe dhe dritë lirie
Krenari për tokë Arbnie.

Halim Laçi e pat than nji fjalë:

Shqipëri të qofsha falë,

Çdo shtet kemi me e kalue
Fjalës shqip i vune vulen
Vepra jote sa ashtë jeta
Pasunon kto biblioteka.

O Sadullah Zendel Daja
Me atë vrull po sikur lumi,

Andrra jote shumëvjeçare
Në Arbni me kal të pruni,

Ty o njeri me shpirt të mirë
T´plotsoftë Zoti çdo dëshirë.

Lum nana vlla që të lindi,

Lum atdheu që të rriti,
Ai djep që të përkundi
Lëshon vaj në kry t´katundit:

Shpërndan shqip nderin për jetë

N´vazhdimsi brezave amanet.

Miqët tu nuk të harrojnë.
Kangë e vargje të kushtojnë,
Ti këndojnë me krenari
Lum´atdheu që t´ka Ty:

Iliridës i solle ti
Plot Kosovë e plot Shqipni.

Sot Kosova edhe Shqipnia
Ilirida e Çamëria,

Trojet tona të gjitha mbarë
Preshevë, Vlorë e Gostivar,

Të Urojnë shëndet në jetë
T´na jetosh edhe 100 vjetë.

Ti o Dajë Lulja e Sharrit
O Sternip i Xhem Gostivarit,
Bes, burni e njerzi n´jetë
Na i le ti amanet,

Emri Yt na ashtë mirësia
Me Ty krenohet shqiptaria.

Dy poezi nga Baki Ymeri

kushtuar Zt. Sadulla Zendeli-Daja

KRENARIA E DISPORËS SHQIPTARE

Ku të kam mor mbret i shqiptarisë
Sokol kreshnik që s’di të plakesh
Shpirti të shëndrin si diell i bekuar
Zemra të troket në krahëror t’atdheut

Porsi në kohën e Skënderbeut…
O trim Daja petrit i adhuruar
Përjetë për ne qofsh i nderuar
Si stërnip i Gjergjit magjik

T’buzëqeshin fjalët e zëri fisnik
Çdokujt i dhe shpresë e dashuri

Je dritë e pashuar për shqiptari…
Në tryezën e shtruar plot me mirësi

E prite çdokend me zemërgjerësi

Në vargjet tua plot mall e dashuri

Shëndrit atdheu me madhështi

Zëri yt na fton me gjithë fuqi

T’i bashkojmë trojet e mendimet

T’i kujtojmë stërgjyshërit dhe dëshmorët
Me shpirtin tënd fisnik dhe zemrën bujare
I fale mërgatës një shembull plot me dritë

Për ta dashur gjithmonë Arbërinë

Duke e bashkuar shqiptarinë…

Rrofsh e qofsh o trim besnik

Që na e mësove alfabetin magjik

Për ta dashur gjithmonë atdheun

Librat, dijen dhe Skënderbeun…

MIRËNJOHJE ATDHETARE

Mirënjohje Atdhetare
Për një vlerë kombëtare

Zemërbardhë e shpirtbujar
Patriot e mërgimtar...
Mërgim Vardari Yll i rrallë

Gjeniu me fjalë e me pallë
Për mëmëdheun e dashur

U lind e u bë i pasur

Jo me lekë por me vepra
Që i nxorri në dritë

Natën duke e bërë ditë…

Male fusha e bregore
Me guxim na i përshkove
Tetëdhjetë vjet në sup i more

Herë ngadalë e herë me hove

Javashllëkun e dërmove
Nga përtacët na shpëtove…

Gjithmonë e deshe Arbërinë

Me Xhemë Hasën e partinë
Që u dogj për shqiptarinë

Për Atdheun dhe lirinë
Por kuçedra komuniste
Nuk e desh demokracinë…

Më 6 Maj dyzet e pesë
Në Gostivar ra një tërmet
Xhemë trimin befasisht
E helmuan ca të liq

Dit'e egër me furtunë
Lart në male e zunë
Hyri brënda errësira
Atë ditë'u bë mynxyra…

Xhemë Hasa zemërzjarr

Mbeti burrë e nuk u tund

Ky dënim qe një kalvar
Aq i gjatë e i pa fund…
Mërgim Vardari shpirtflori

Porsi Xhema trim dai

Do të mbeten në histori

Shqipëri moj Shqipëri…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat