Lobit Euro-Atlantik Shqiptar mbajti mbledhjen e Asamblesë së jashtëzakonshme

Diaspora

Lobit Euro-Atlantik Shqiptar mbajti mbledhjen e Asamblesë së jashtëzakonshme

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 23:20
Brikena Qama Kryetare e Lobit Euroatlantik Shqiptarë!

Në bazë të vendimit të Kryesisë Qendrore të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, të marrë më datë 2-11-2019për mbedhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme, më datë 8-Shkurt-2020, në Athinë- Greqi, u zhvilluan punimet e kësaj Asambleje me përfaqësinë e delegatëve të degëve Norvegji, Zvicër, Itali, Angli, Greqi dhe Gjermani (me votë të deleguar).

Punimet e Asamblesë u përshëndetën nga Kryetari i Komunës së Ulqinit, Z. Loro Nrekiq i cili udhëtoi enkas për të qënë prezent në këtë Asamble, nga Kryetari i Unionit të Shoqatave Shqiptare në Greqi, z. Adrian Daullja dhe nga i ftuari Z. Skënderbeg Klaiqi, kryetar i Lobit Shqiptar, Z. Petrit Selmani, nënkryetar i LEASH-dega Greqi.

Sipas rendit të ditës së Asamblesë, pasi u zgjodh kryesia e punës dhe proçesmbajtësi, u mbajt raporti i aktivitetit të LEASH nga Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Z. Daut Haxhaj e u diskutua për ndryshimet e plotësimet në Statutin e Organizatës duke i aprovuar ato unanimisht me votim të hapur si dhe u aprovua vendimi i Kryesisë Qendrore, i marrë më datë 17-10-2019, për shkarkimin e ish Kryetarit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, z. Shukri Ymeri.

Pika e dytë e rendit ishin zgjedhjet për emërtimin e Organizatës dhe për Këshillin e Përgjithshëm.

Fillimisht u propozua e votua me votim të hapur që Komisioni i Votimit të përbëhet nga:

z. Lin Tota (kryetar)

zj. Miranda Dervishi (anëtare)

zj. Lefteri Metkaj (anëtare)

Pas votimit të fshehtë dhe numërimit të votave u vendos që emërtimi të mbetet po ai, pra “Lobi Euro-Atlantik Shqiptar”.

Në garën e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm morën pjesë dhjetë kandidatë të propozuar nga degët prej të cilëve u zgjodhën shtatë anëtarë me shumicë votash:

Zj. Brikena Qama (Greqi)

Z. Daut Haxhaj (Norvegji)

Z. Sutki Hulaj (Zvicër)

Z. Adrian Hoti (Norvegji)

Z. Petrit Selmani (Greqi)

Zj. Yllka Alidema (Angli)

Z. Elias Mustafaj (Zvicër)

Këshilli i Përgjithshëm vendosi ndarjen e përgjegjësivesi më poshtë:

Zj. Brikena Qama (Kryetare)

Z. Daut Haxhaj (Nënkryetar)

Z. Adrian Hoti (Sekretar)

Z. Sutki Hulaj (Zëdhënës Shtypi)

Z. Petrit Selmani (Financat)

Zj. Yllka Alidema (Anëtare)

Z. Elias Mustafaj (Anëtar)

Procesi i votimit përfundoi me votimin e hapur të Komisionit të Kontroll-Revizionit, të përbërë nga:

Z. Petrit Aliaj (Itali)

z. Etmond Guri (Greqi)

Gjithë deklaratat, përshëndetjet, materiali zgjedhor (fletë-votime, proces-verbale) u protokolluan nga protokolluesja, Zj. Majlinda Rrokaj.

Axhenda e Asamblesë së Jashtëzakonshme u mbyll me një mbrëmje festive në prag të kremtimit të ditës së Pavarësisë së Kosovës, e cila u sponsorizua nga Ministria e Diasporës së Kosovës. Në këtë kremtim na nderoi me pjesmarrjen e tij z. Fitim Gllareva nga zyra Tregëtare e Kosovës në Athinë.

Duke falenderuar te ftuarit, delegatët e duke përgëzuar punën e mirë të Degës Greqi për mbarëvajtjen e Asamblesë, i urojmë Kryesisë së re, punë të mbarë dhe Lobit Euro-Atlantik Shqiptar vazhdimësi e arritje të synimeve të tij.

Për Këshillin e Përgjithshëm

Zëdhënësi i Shtypit

Sutki Hulaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat