Aktualiteti i shqiptarëve në Austri përmes revistës së parë në gjuhën shqipe

Diaspora

Aktualiteti i shqiptarëve në Austri përmes revistës së parë në gjuhën shqipe

Nga: Lekë Mrijaj Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 20:41
Lekë Mrijaj

Nga janari i sivjetëm në versionin print, nisi së botuari për herë të parë revista në gjuhën shqipe, nr. 1/2020, e pagëzuar me emrin "Albinfo.at". Revistë e botuar falë mbeshtetjës së Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike e cila në substance të saj ka përmbledhë aktualitetin e gjithmbarshëm të shqiptareve në Austri.

Është një revistë shqiptare e konceptuar në mënyrë profesionale e rregulluar mirë gjuhësisht dhe teknikisht, e që për lexuesit shqiptar ka sjellë një numër me informacion të zgjeruar e të thelluar me intervista, publicistikë, gazetari, opinione si dhe analiza me cilësoret për lexuesit tanë mbarëshqiptar në mergatën shqiptare të Austrisë.

Kjo revistë perveç stafit të saj shumë te kualifikuar dhe të mrekullueshem, gëzon mbeshtetjën edhe të e bashkëpuntoreve të saj, si studjues të historisë së artit, profesorë, kritikë të artit bashkëkohorë, gazetarë dhe artistë si mergimtarë të kategorive të ndryshme që jetojnë dhe veprojnë në Austri.

Dr. Bashkim Iseni, (doktor i shkencave politike, instituti për studime politike dhe ndërkombëtare, Universiteti i Lozanës) është themelues i platformës Albinfo.at, i cili veq tjerash për revistën në fjalë rrëfen duke thënë se: Hapja e platformës "Albinfo.at" & print përbën një hap të rëndësishëm drejt një informimi të mirëfilltë, cilësor, profesional dhe neutral me lajme faktike dhe shërbime kualitative që kanë të bëjnë pergjithësisht me diasporën shqiptare në Austri, si dhe me marrëdhëniet e saja me vendet e prejardhjës si dhe me vendin pritës. Madje në vazhdim dr. Iseni, përmendi edhe pervojën dhjetë vjeçare të platformes "Albinfo" e cila është një shëmbull në promovim të tolerancës, vlerave demokratike, kulturore në ato vënde ku jetojnë shqiptarët, në kultivim të vlerave dhe trashëgimisë kulturore e prejardhjes së tyre.Në vazhdim dr. Iseni tha se natyrisht se ky medium nuk do të mund të ekzistoj pa akterët ekonomik të saj si dhe angazhimit me zell të Z. Arben Gjinaj (redaktor përgjegjës për Austri) dhe kolegëve të tij, bashkëpunëtorë (Sevdail Tahiri, Blerim Shabani, Hazir Mehmeti, Izri Rexha, Fjorda Llukmani, Granit, Tërstena, Rozafa Rexhepaj, Skënder Hajdari) të cilët duke qenë me qëndrim në Austri, me vite kanë bashkëpunuar me Albinfo.at, e që do të rrezatojë dhe shpresojmë se do të zhvillohet simotra e saj në Zvicër. Ju urojmë po ashtu edhe juve lexuese për këtë projekt të ri në shërbim të komunitetit shqiptar në Austri, tha në fund dr. Iseni.

Për revistën në fjalë flet edhe Arben Gjinaj, redaktor i "Albinfo" i cili thotë se krijimi i platformës mediale albinfo.ch, është një medie e cila perfshin lajmet e saj ditore dhe investiguese nëpërmes portalit të saj dhe revistës me të njëjtin emër, ajo është angazhuar me dinamizëm dhe qasje moderne për të artikuluar nevojat e pritjet dhe për t`i siguruar diasporës shqiptare vëmendjen që e meriton, si nga vendi pritës ashtu edhe nga vendi i prejardhjes. Pikërisht në këtë numër, redaktori pergjegjës i kësaj reviste, z. Gjinaj tha se lexuesit veq tjerash mund të lexojnē: Intervistën (edhe në gjermanisht shënimi im) me Ambasadorin e Kosovës në Austri, z. Sami Ukellin, për shërbimet konsullore në Ambasadën e Kosovës, për Rrjetin e Bizneseve Shqiptare, Shoqata Kulturore si reportazhe nga terreni, me ndërmarrësit e suksesshëm shqiptarë në Austri, portrete të shqiptarëve të mirë integruar në shoqërinë austriake si në: politikë, ekonomi, mjekësi, kulturë, sport etj.Redaksia dhe i tërë ekipi i albinfo.at, është i mobilizuar në lansimin dhe realizimin e kësaj reviste, ju dëshiron lexim të këndshëm! Së bashku, mund t’ia dalim, tha Gjinaj.

Nga kjo përmbledhje e revistës Albinfo, unë si publicist, nuk mund të largohëm pa i përmendur miqtë e mi të çmuar shkrimtar, Anton Markun (kryetar i Lidhjës së Shkrimtarëve Shqiptar " Aleksander Moisiu" në Austri) i cili veq tjerash thotë: "Unë kam botuar disa libra në Kosovë dhe kam qenë, pak a shumë i njohur në rrethët letrare atje, por këtu më është dashur të filloj nga para. Në Austri është vështirë të jetohët prej shkrimëve, ndërsa për të huajt në krahasim për vëndasit, është e tëra dyfish me sfiduese, pikë së pari për shkak të barrierave gjuhësore, por unë nuk u dorëzova asnjëherë" tha shkrimtari, Anton Marku.

Ndërsa miku tjetër i imi , shkrimtari, Besim Xhelili (është anëtarë i PEN Klubit austriak, dhe i Lidhjës së Krijuesve Shqiptar në Mergatë) i cili ka migruar qysh para 21 vitësh nga Tetova shqiptare për nē Vjenē të Austrisë, pikërisht është autor i 12 librave, vepra e tij më e re është romani, siq thotë autori, një triologji me titull sekret që do të zbulohët në pjesën e tretë e që është botuar në shqip, gjermanisht dhe suedisht, roman i cili titullohët "1803".

Si para përfundim, lirisht mund të themi se kjo revistë në vehte përmban mesazhe modeste nga rrafshi: kombëtar, kulturor e njerëzor ku trajtohën shumë tema të natyrave të rëndësishme, tema aktuale, tema të një rëndësie e të veçantë, dhe mbi të gjitha trajtohën laryshi temash pa dallim etnike, kombëtare, fetare, partiake, gjinore e klasore. Në këtë të themi si recension apo përmbledhje, nga kënveshtrimi im, jam munduar pak a shumë të pasqyroj e prezentoj përshtypjen time për revistën, por edhe shumëçka ndoshta kemi lënë anash si të pa cekur, në mënyrë që lexuesi kur ta merr në duar revistën, le të krijon një përshtypje të tij, pikërisht të familjarizohet me të më shumë, njëkohësisht të thellohet në atë që quhet "Albinfo.at".

Në fund të këtij shkrimi përmbledhës, po e themi se kjo revistë më ra në duar nga don Nikson Shabani, Famullitar i Kishës Katolike Shqiptare në Vjenë e udhëheqës i Misionit Katolik Shqiptarë në Austri, gjë qe po e them troq se kjo revistë me ka mahnitur shumë me kualitetet gjithëperfshirëse dhe stilin e saj kualitativ të prezentuar. Unë kam përcjellur shumë gazeta, revista, botime të ndryshme javore e mujore, si në Shqipëri njiashtu edhe në Kosovë, të cilat flasin kryesisht për aktualitetin politik, kulturor etj., por në fakt, kjo revistë ma mbushi mëndjën se mund dhe do të ekzistojsepse e mbushi një zbrazëtirë të madhe duke prezentuar fushat më të kapshme dhe me të rëndësishme gjithëperfshirëse të jetës së mergimtarëve shqiptarë në Austri, tamam me një ndërthurje të bukur, me një gjuhë të bukur shqipe komunikative.

Revista në fjalë është një lexim i detyrueshëm për këdo, pikërisht për shqiptarët që jetojnë në Austri është një doracak që duhet ta kenë në dorë në mënyrë që të marrin informacionet më të reja, me të sakta dhe më të përditësuara.

Suksese revistës, ideatorit themelues, dr. Isenit, redaktorit përgjegjës, Arben Gjinajt, si dhe mbarë stafit përcjellës të revistës "Albinfo.at".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat