Aksidenti tragjik, ky është shqiptari që vdiq sot në Itali

Diaspora

Aksidenti tragjik, ky është shqiptari që vdiq sot në Itali

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 20:49
Indrit Zaimi

Një i ri shqiptar ka humbur sot jetën në një aksident tragjik në Itali.

Mediat e vendit fqinjë raportojnë se si pasojë e aksidentit humbi jetën Endri Zaimi, 25 vjeç, i cili jetonte në Alpago dhe ishte punëtor i një kompanie.

Indrit Zaimi la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël jetimë.

Image

Shqiptari kishte mbaruar turnin e natës dhe po kthehej në shtëpi, kur edhe u përplas nga një kamion.

Kamioni, i ngarkuar me materiale ndërtimi nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga ky aksident. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07.00 të mëngjesit, ndërsa shqiptari po drejtonte një makinë tip “Volvo V50”, që është shkatërruar plotësisht.

Image

Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat