Shqiprim Arifi në Washington takohet me Eliot Engel

Diaspora

Shqiprim Arifi në Washington takohet me Eliot Engel

Nga: Beqir Sina Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 22:18
Pamje nga takimi

Capitol Hill WASHINGTON D.C.: Sot në Kongresin Amerikan zhvillova takimin e paraparë me Kongresistin Amerikan dhe mikun e madh të Shqiptarëve Z. Eliot Engel, njofton ne portalin e saj Presheva.Al, raporton Bota so nga New York.

Simbas portalit Presheva. Al, thuhet se z. Engel, Arifi e ka njoftuar për situatën aktuale poltike në Luginën e Preshevës, në veçanti problemet me të cilat ballafaqohen

Shqiptarët në të gjitha sferat vitale dhe mbi të gjitha pasivizimi i adresave të Shqiptarëve që ka filluar nga Medvegja, e që po vazhdon në Bujanoc dhe në Preshevë.

“Përdorimi i simboleve kombëtare dhe mos’inkuadrimi i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Institucione Shtetrore dhe rikthimi i Gjykatës Themelore në Preshevë ishin temat që diskutuam dhe kërkova nga z. Engel mbështetjen institucionale për zgjidhjen e problemeve dekadore në Luginë te Preshevës”, njofton ne portalin e saj Presheva.Al, raporton Bota so nga New York.

Shqiprim Arifi i Luginës, ftesë nga Eliot Engel në Uashington

Eliot Engel, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, beson se marrëveshja përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë duhet të përfshijë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Engel e tha këtë në një letër drejtuar kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, njëherësh duke e ftuar atë të vinte në Uashington për të diskutuar çështjen.

“Megjithëse e ardhmja e bisedimeve për normalizimin midis Serbisë dhe Kosovës mbetet e paqartë, është e domosdoshme që çdo marrëveshje përfundimtare të marrë parasysh të drejtat e shqiptarëve etnikë dhe potencialin e përparimit ekonomik në Luginën e Preshevës”, thuhet në letrën e Engelit, botuar nga Arifi në profilin e tij në Facebook.

Arifi shkruajti se do t’i përgjigjej thirrjes dhe do të diskutonte mbi të drejtat individuale dhe kolektive të shqiptarëve në tre komuna në jug të Serbisë qendrore: Preshevë, Bujanovac dhe Medvegjë.

Në lajme të tjera, Presidenti shqiptar Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 26 prillit në mënyrë që të kenë më shumë vota për të përmbushur kërkesat dhe të drejtat e tyre legjitime.

Ai kërkoi që të gjithë shqiptarët të bashkojnë pozicionet e tyre në mënyrë që të rrisin rolin e tyre në institucionet e ardhshme qendrore dhe lokale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat