Vdekja e adoleshentes shqiptare, mjeku i urgjencës nën hetim për vrasje

Diaspora

Vdekja e adoleshentes shqiptare, mjeku i urgjencës nën hetim për vrasje

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 23:43
Aurora Grazini

Një mjek i  urgjencës së spitalit Belcolle në Viterbo të Italisë po hetohet për vrasje nga zyra e prokurorit, si pjesë e hetimit për vdekjen e adoleshentes shqiptare Aurora Grazini . 16-vjeçarja vdiq në 15 shkurt, disa orë pasi doli nga spitali  ku ajo ishte paraqitur në gjendje ankthi dhe paniku.

Regjistrimi i mjekut në regjistrin e të dyshuarve u arrit pas marrjes së dëshmive dhe sekuestrimit të dokumentave.

Sipas hetimeve,  vajza e re ishte shoqëruar nga anëtarët e familjes në dhomën e urgjencës nga ku ishte liruar në përfundim të kontrollit.

Mjekët e kishin orientuar adoleshenten që të marrë ndihmë psikologjike. Një intervistë me një specialist ishte planifikuar gjithashtu të hënën e në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat