Duhet të dihet për fondin e ndihmave të diasporës për ndërtimin e Durrësit

Diaspora

Duhet të dihet për fondin e ndihmave të diasporës për ndërtimin e Durrësit

Nga: Skënder Karaçica Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 19:12
Skënder Karaçica

Diaspora shqiptare në Amerikë nëpër vite ka ndihmuar kombin e vet shqiptar edhe me ndihma matriale për të përballuar varfërinë dhe orën e rëndë vrastare të Serbisë fashiste në Kosovë(1990-1999). Termeti shkatrrimtar e tronditi Durrësin qytetin e lashtë dhe të qytetërimit evropianë,që shembi për toke tërë historinë e këtij qyteti dhe sinonim i historisë së kombit dhe Shqipërisë etnike. Ndihmat ishin të mënjehershme nga të gjitha  trevat  tona etnike  dhe diaspora shqiptare nëpër botë nga Evropa dhe Amerika.

Në orët e para pas termetit,në sheshet nën gërmadha të Durrrësit  historik,dolën të parët disa shoqata dhe individë herë me (ndonjë)adresë e herë jo,që,përmes thirrjes kërkonin ndihmë për ndërtimin e këtij qyteti. Në të gjtha ekranet e TV-së shqiptare dhe të mjeteve të shkruara, i pari ndër të parët,hoxhë Elvis Naçe, i cili me autoritetin që ka krijuar këtyre viteve,ishte më i zëshmi në këtë fushatë të ditëve të para për Durrësin historik të kombit tonë.

Çfarë u bë tutje,pakkush e di,besoj se as qeveria shqiptare dhe Tirana zyrtare nuk ka ndonjë informacion(zyrtar)sesa mjete janë akorduar në (fondin Elvis Naçe)?Thuhet se janë akorduar më se 10 milionë evro në xhiro-llogorinë e tij,por asnjëherë deri tash nuk janë bërë ,,zyrtare,,se sa mjete ka fondi i hoxhë Elvis Naçe? Diaspora shqiptare nëpër botë dhe nga Evropa dhe Amerika,kërkon që fondi i hoxhë Elvis Naçe të bëhet zyrtar dhe mjetet matriale (evro dhe dollar)të dorëzohen në xhiro-llogorinë e Komisionit shtetëror të qeverisë  në Tiranë(me kryetar  të këtij komisioni)Abrben Ahmetaj,nëse nuk ka ndërruar adresën në Durrës ose në Tiranë? Fondi i ndihmave matriale të diasporës dhe të kombit shqiptar nga të gjitha trevat etnike në Ballkan të bëhen zyrtare dhe kërkojmë transporencë zyrtare të qeverisë në Tiranë për centët e fundit për ndërtimin e Durrësit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat