Lamtumirë Nuri!

Diaspora

Lamtumirë Nuri!

Nga: Beqir Sina Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 06:11
Foto nga vendi i ngjarjes

GARFIELD NJ : Kur, të afërmit tanë, ata që shpesh her her i kemi si më të dashurit tanë - miqt e shokët, tanë, janë ndarë nga ne, - çdo njeri mendon se diçka me të vërtetë e rëndësishme, është duke na u hequr nga pjesa e trupit tonë – Duke na e lënë atë hidhëtinë, që kthehet në lotë dhe hidhërimin.

Njerëzit, sa do të fort të jenë shpirtërisht - vështirë se mund të shmangin dhimbjen që të shkaktojnë ndarjet e jetës, e çfardo moshe qoftë ajo , e çfardo lloj deri me lidhje gjenetike që kemi.

Kadare, ka thënë :“Nuk ka vdekje të madhe apo të vogël – ngase vdekja është vdekje! – Por, ka dhimbje të madhe dhe të vogël”

 Dhe, kështu, si në Bibël, Kuran, apo Ungjillë, gjejmë një ngushëllim, për atë sesi duhet të përpiqemi të gjejmë forcën për të kapërcyer të gjitha vështirësitë, në momente të këtilla, dhe, të bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme, tonat, për të ruajtur atë “qetësinë shpirtërore”, ose si i themi ne shqiptarët “U mbajt! – Diti të mbahet! U bë i fort e tjer…. 

Fatkeqësisht, ndonjëherë ne thjesht nuk dimë si çfarë t'i themi nuk gjejmë fjalë – sepse nuk ka fjalë. Nuk ka fjalë të afta të shprehim për të na kuptuar ose për të na ndier, se sa të pikëlluar jemi edhe ne për atë që ndahet nga jeta. 

Sidoqoftë, ekziston një diçka që në këto momente të dhimbëshme e të trishtueshme, që do t'i ndihmojmë, njerëzit tanë sado pak në përpjestim me dhimbjen – hidhëtinë, dhe, të shprehim dashuri, respect dhe ndajmë kujtimet e përbashkëta.

“Është, pikërisht ajo se Zoti na bëri shqiptar, na përzgjodhi nga gjithë gjinen e botës se jemi Shqiptar,se flasim shqip!” ka thënë Dom Pjetër Popaj.

Pra, të kemi zakonet e traditat tona, nga të cilat veçojë me këtë rast ato që kemi, ne shqiptarët kur sëmuret dikush – apo vdes dikush që e njohim,…

Ne shkojmë i madh e vogël - sa që të huajt në vendet ku jetojmë po habiten me ne – Shqiptarët. Teksa tregohemi sa të dashur dhe të respektuar jemi për prindërit tanë, ose për të afërmit, miq, dhe shokët tanë. 

Aqsa duket, sikur me njëri tjetrin të jemi si një familje e madhe, edhe diasporë, në vend të huaj, ku dhimbja është edhe më e madhe.

Ne dime të tregojmë një dashuri, një respect, një mall të madh, një kujtim të mirë, për ata që na shkojnë në amshim. 

Ndërkohë, që është, çdo gjë për ne ajo që na lënë pas ata – e që zgjat përgjithmonë, ajo është pjesë e jetës tonë, që kurrë nuk do të vdesë…dashuria, malli dhe kujtimet e bukura që na vijnë nëpër mend dhe ngushëllojmë njeri tjetrin.

 Lamtumirë Nuri!

Sot, në Passaic - Nju Jersey qindra shqiptar , anëtar të familjes miq dhe shok, të tij, i dhanë lamtumirën e fundit Nuredin (Nuri) Kaloshit, i cili në moshën 52 vjeç humbi jetën aksidentalisht në një aksident që rezultojë fatal.

Familja Kaloshi, Fisi Kaloshi i Dibrës, miq dhe dashamirë të saj - qindra njerëz, ish të burgosur politik dhe ish të interrnuar në kampet e punës së detyrueshme në Shqipëri, me të gjitha nderimet e përcollën për në jetën e amnueshme, njeriun më të dashur të tyre, Nuredinë (Nuri) Kaloshi, I biri I Abdurraman dhe Mirësie Kaloshi. 

Nurii dashur dhe i qeshur gjithë jetën, lindi në kampin e interrnimit në Gradishtë – Lushnje Maj 1968, në dhe vdiq të hënën (17 Shkurt 2020) në një aksident që rezultojë fatal në përplasje me një kamion mbeturinash në rrugën 17 në Hasbrouck Heights, deri sa ai po voziste me motorçiklet të cilën ai e donte aq shumë sa që e quante “My Baby!”.

Ceremonia mortore: Ngushllimet, dhe shërbimet fetare, u mbajtën në Xhaminë "Qendrës islame Shqiptare" në Garfield, nga Imam Rifat Halili . Kurse, ceremonia mortore dhe varrimi u krye në Laurel Grove Memorial Cemetery Totowa NJ, sot në të cilën morën pjesë mbi 500 vetë. (ku si gjithnjë në këto raste vlen për t'u permendur edhe ajo ndihma e policisë "Passaic County Sheriff'" në shoqërimin e kortezhit - me makinat e tyre, nga oficeri i policies, Sheriffi Lirim Kaba)

Nuredin Kaloshi ose si e njohim dhe e kemi thirrur të gjithë Nuri, ishte gjithë humor i dashur dhe i respektuar.

Nuri nga viti 1995 është bërë shtetas Amerikan. Ai duke ardhur në SHBA me familjen iu bashkua pjesës tjetër të familjes Kaloshi dhe Ndreu, pasi ata dekada më pare ishin arratisur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës , që ra në 1991 në Shqipëri.

Ai , para se të transferohej në New Jersey, jetonte në një lagje shqiptarësh në Brooklyn NYC.

Nuri është martuar me Adelinën dhe kishte vetëm një fëmijë një djalë, Kevinin.

Nuri në Shqipëri dhe Sh.B.A ka shumë anëtarë të familjes dhe la pas gruan Adelina Kaloshi, babanë Abduraman Kaloshi, djalin Kevin Kaloshi, motrën Mimoza, hallat, dajat, kushurinjët e pare, nipa dhe mbesat. 

Nëna e tij, Mirsie Kaloshi vdiq javën e kaluar në Shqipëri – dhe ai ishte atje për ti hedhur një dorë dhe dhënë Lamtumirën e fundit nënës së tij.

Nuri Kaloshi 52 vjeç u vdiq pasi u përfshi në një përplasje automjetesh në magjistralen  Hasbrouk Heights, në New Jersey të hënën pasdite, më 17 shkurt, disa blloqe larg shtëpisë së tij.

 Aksidenti fatal që mori jetën e tij ndodhi në Route NJ-17 në afërsi të Franklin Avenue rreth orës 03-15 pasdite. Autoritetet dolën në vendngjarje për të dhënë ndihmë për të përfshirët në përplasje.

Përplasja raportohet se kishte të përfshirë një motoçiklist dhe një kamion mbeturinash. Ndërkohë që autoambulanact kryen CPR mbi viktimën në vendngjarje dhe gjatë transportit për në Qendrën Mjekësore Universitare Hackensack, ai mendohet të ketë vdekur në vend.

Autoritetet thonë se po hetojnë përplasjen që përfshiu një motor dhe një kamion mbeturinash që rezultuan me aksidentin fatal.

I biri I Nurit, Kevin Kaloshi, bëri një postim prekës për të atin në rrjetin social Facebook.

“Për këdo që e lexon këtë, më thyhet zemra të njoftoj se më 17 shkurt 2020, babai im Nuri Kaloshi u përfshi në një aksident shumë shkatërrues të motorëve rreth orës 3 të mëngjesit në Rt. 17. Ai për fat të keq humbi jetën. Babai im gjithmonë do të mbahet mend dhe gjithmonë do të dashurohet. Unë të dua shumë Babi dhe e di që po na shikon të gjithëve ne si engjëll që je. Pushofsh në paqe Babi dhe pushoni me Nanën”, ka shkruar ai në profilin personal.

Aksidenti : Nuri Kaloshi një 52 vjeçar shqiptar,  cili ka humbur jetën tragjikisht të hënën në Nju Xhersi, në SHBA, një javë më parë erdhi nga Shqipëria ku ishte të varrosi nënën, e tij që vdiq në moshën 86 vjeç nga një sëmundje e pashërueshme.

Vdekja e Nuri Kloshit, nga Dibra, i ka shokuar të gjithë të afërmit e kësaj familje dhe miqtë e tij, në Shqipëri, dhe Amerikë, pasi vetëm një javë më parë ai ishte në Shqipëri, ku ka përcjell për në banesën e fundit nënën e tij. 

Rreth orës 03:14 të së hënës, shqiptari Nuri Kaloshi ishte duke drejtuar motorin e tij Kawasaki në Rrugën Franklin, duke kaluar në Rrugën 17, kur një kamion plehrash e goditi atë, raporton policia e New Jerseyt. 

Lajmin e kanë konfirmuar dhe autoritetet e Qarkut të Bergen në SHBA, ndërsa bëjnë me dije se Nuri Kaloshi u dërgua në Qendrën Mjekësore Universitare Hackensack, ku dhe u deklarua i vdekur.

Nuri Kaloshi ishte i apasionuar pas motorave të shpejtë, dhe këtë e tregojnë dhe fotot e shumta të tij. Së fundmi ai kishte një motor Kawasaki Ninja ZX -14.

Kështu pra, jeta për disa ndoshta ka qenë e mirë, por për disa e ndërlikuar dhe nga rrethanat ndonjëherë jeta e disa ka qenë mizore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat