Sa shtetas të Kosovës jetojnë në rajonet e Italisë të prekura nga Koronavirusi?

Diaspora

Sa shtetas të Kosovës jetojnë në rajonet e Italisë të prekura nga Koronavirusi?

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 14:56
Flamuri italian

Rreth 21 mijë shtetas të Kosovës jetojnë në tri rajonet italiane, Veneto, Lombardia dhe Piemonte, të prekura nga Koronavirusi, bëjnë të ditur burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Sipas medieve italiane, ka shkuar në 6 numri i viktimave nga ky virus, e fundit në Brescia.

Mediet raportojnë se numri i të prekurve ka arritur në rreth 230 dhe sipas tyre ekziston gjithashtu një lajm i mirë: njëri prej të sëmurëve është shëruar.
Lombardia është rajoni me numrin më të madh të infeksioneve, deri më tani 172.

Edhe në Kosovë gjatë ditës ka pasur dyshime se një grua është prekur nga koronavirusi. Ajo ka ardhur ditë më parë në Kosovë nga Italia, ndërsa mbrëmë është paraqitur në Klinikën Infektive.

Por në bazë të analizave të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik rezultatet për këtë rast kanë rezultuar negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat