Drita dhe Dardania festuan së bashku, 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Diaspora

Drita dhe Dardania festuan së bashku, 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Nga: Shefqet Cakolli Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 15:03
Foto nga manifestimet

Fund java që shkoj, edhe pse kaloj një javë nga dita e Pavarësisë 12-të të Republikës së Kosovës, në mërgatë kanë vazhdua manifestimet në shumë qyetete të Zvicrës e gjetiu, por jo vetëm kaq manifestime pati edhe në mbarë Europën aty ku jetojnë dhe veprojnë shqipëtarët.

Kështu ishte edhe në Kreuzlingen të Zvicrës ku u festua dita e Pavarësisë së Kosovës, nënë organizimin e Ansamblit «Drita», nga Kreuzlingeni, dhe në bashkëveprim të programit edhe të SH.K.A «DARDANIA» nga Wintethuri e cila tash më ka kalua një qerek shekulli të veprimëtarisë së saj në rrafshin e kulturës në mërgatë përmes këngës, valles, dhe veshjeve tona tradicionale.

Që në fillim ishin kordinuar organizimet e dy qendrave kulturore për ta festua së bashku, 17 shkurtin, Pavarësinë e Kosovës, dhe tani po prisnin që të filloj edhe festa para shumë bashkëatdhetarëve që ishin tubua në sallën e madhe të qendrës sportive Dreispitz në Kreuzlingen të Kantonit Thurgaus në Zvicrër.

Me hapjen e kësaj feste që filloj me hymnin kombëtarë, më pas për të vazhdua me përshëndetjen nga moderatorja Valbona Shabani - Gashi, prej nga në emër të Ansamblit «Drita» dhe të SH.K.A «Dardania» i përshëndeti të pranishmit ku më pas ftoj edhe udhëheqësin e Misionit të Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati, i cili pasi potencoj me pak fjalë rëndësinë e kësaj date, e në veqanti potencoj rolin e mërgatës në përgjithësi, duke mos e harrua edhe shtetin e Zvicrës për mundësin dhe hapësirën që po ju jepë shoqatave dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe sportive ky shtet që ndër të parat na njohu pavarësinë.

Më pas moderatorja ftoj në sken Shoqërinë Kulturore dhe Artistike «Dardania» me një valle instrumentale dhe një këngë për pavarësinë, orkestruar dhe kënduar nga orkestra me solistët: Sylë Sylaj, Hamit Shillova dhe Ekrem Beqiri, përcjellë nga orkestra e shoqërisë, për të vazhdua kështu me dy valle me të vegjëlit e Ansamblit «Drita», dhe më pas prap me dy këngë nga anëtaret e reja të Ansamblit «Drita», si dhe të këngëtares në mërgatë Xhemile Kryeziu, e cila u improvizua edhe në prapasken nga orkestra e pranishme.

Më pas në skenë u ngjitën vallëtarët dhe vallëtaret e SH.K.A «Dardania» për të prezentu pjesën më të përvuajtur të kombit tonë Çamërinë përmes valles, e cila u prit me vëmendje të veqant me «Vallen çame», me gjithë kostumet e bukura që ishin përshtat asaj pjese, që shumë pak apo thuaja se fare nuk ishte parë para publikun nga një shoqëri që vepron në mërgatë tash e 25 vite.

Atmosfera e tillë vazhdoj edhe më tutje duke u relaksua edhe publiku me këngë dhe valle kushtuar kësaj feste që me ëndje e shijonte masa, sepse është një festë që ju është shtua populli tonë karshi festës së flamurit që po ashtu ka një veqanti të madhe si kombë.

Pas këngëve të interpretuara pasoj prap «Vallja e zanave» luajtur nga vajzat e Sh.K.A «Dardania» nga Winterthuri, të cilat prezentuan një stil të ri me muzik burimore, të pjesës së Matit, përshtat edhe veshjet dhe e veqanta e gjithë kësaj ishte po ashtu veshja dhe kompletimi i kostumeve tona popullore sidomos të shoqërisë Dardania, me çka pati edhe komplimente nga të pranishmit për diciplinën dhe sensin e shijen e veshjeve tona popullore nga të gjitha trojet tona.

Pasuan edhe dy valle nga Ansambli «Drita» të cilët prezentuan jo vetëm vallet e luajtura me pasion, por edhe kostumet e dizajnuara enkas për këtë festë, e që treguan një shembull se si ruhet tradita dhe kultura jonë kombëtare edhe në mërgatë.

Armosfera festive vazhdoj edhe për publikun, së pari me orkestrën e SH.K.A «Dardania» në kombinim me Ansamblin «Drita» me valle të lira me surle e tupana ku performuan të gjithë vallëtarët e dy grupeve, për të vazhdua edhe me publikun, me që kësaj radhe Ansambli kishte ftua edhe këngëtarin e estradës sonë; Nikollë Nikprelaj, për ti argëtua masën e gjërë, prej nga publiku shijoj edhe vet vallëzimin nga këngët e nduarduarëshme të Nikollë Nikprelajt, për të mos mungua as sofra me ushqime tradicionale, si flija, djathra dhe speca turshi, rrethë e rrokullë edhe burra edhe gra, duke këndu së bashku.

Organizatori nuk kishte harrua as torten e madhe të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e cila më pas u shpërnda për të pranishmit.

Vlenë të theksohet se tërë programin dhe manifestimin përcjell edhe me nga një intervistë të shkurtër e përcolli edhe RTK-ja dhe gazetari Zenel Hajrizi i cili kishte ardhë enkas nga Kosova me ftesë të Ansamblit që më tash po hynë në vitin e 18-të të veprimëtarisë së saj. Po ashtu edhe gazetari i njohur i mërgatës sonë që përcjell thuaja se tërë aktivitetete e mërgatës i pa lodhurin dhe impresionanti i zhvillemve të mërgatë Rexhep Rifati, prej nga edhe huazuan disa foto prej tij.

E gjithë ky organizim ishte inicuar në krye me kryetarin e ansamblit z. Hajredin Gashi, i cili po e mbanë këtë ansambël së bashku me stafin e tij dhe familjet që i ndohmojnë si familja; Kryeziu, Fejzullahu, Myrtaj, Ademi, Kastrati etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat