Mbrëmje festive në Aschafenburg

Diaspora

Mbrëmje festive në Aschafenburg

Nga: Neki Lulaj Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 22:35
Konzulli i Republikës së Kosovës Fidan Ibrahimi

Në mbrëmjen e së shtunës në Aschafenburg të Gjermanisë , nën organizimin e Kryesisë së Klubit „Kosova“ dhe kryetarin Ragip Prapashtica,i cili solemnisht kishte organizuar ta kremtojmë 12 VJETORINE PAVARËSISË SË KOSOVËS.

Ragip Prapashtica, në fjalën përshëndetëse tha:„ Kam nderin dhe kënaqësinë qe nga kjo foltore t`ju përshëndes ngrohtësisht dhe përzemërsisht qe sonte bashkë kremtojmëkëtë datë të shenjët për lirinë e popullit të Kosovës. Uroj që festën tjetër ta festojmë bashkë në një Shqipëri natyrore“.

Këtë mbrëmje e nderuan me prezencën e tyre , konsulli i Republikës së Kosovës, z.Fidan Ibrahimi,kryesija e Shoqatës Humanitare „Dardania“nga Wiesbadeni me NenkryetarinSanush Hulaj,Kryesija e Lidhjës se Krijuesve në Mergatë,Lidhja e Shkrimtareve Artistve dhe Krijuesve Shqiptar ne Gjermani me Nenkryetarin Neki Lulaj.Kryetari i Lidhjës Shqiptare ne botë për Gjermani me kryetarin Sebastian Nuiqi,kryesin e Shoqatës „Bashkimi Kombëtar“ në Offenbach me kyetarin e saj Bujar Derguti, Kryetari i LDK-së për Hessen zt. Mustafë Lulaj. Merrnin pjesëinvalid te luftës dhe veteran të UÇK-së si dhe familjetë herojnve dhe te deshmorëve ,nxënësit e shkollës shqipe,dhe aktivist të tjerë.

Kryesitë e Shoqatave dhe Klubeve Shqiptare në krye me Ragip Prapashticën

Image

Para se të filloi programi kulturo-artistik fjalën përshendetëse e mori konsulli i Republikës se Kosovës ne Frankfurt zt. Fidan Ibrahimi,i cili ju drejtue me keto fjalë:„Të respektuar te pranishem motra dhe vëllazër ndihëm i priviligjuar qe sonte kam rastin qe te ju uroi dymbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,Ditën e madhe kur edhe vendi i jonë u nda nga një errësirë shekullore dhe u be pjesë e pandashme e botës demokratike.

17 shkurti i vitit 2008është akti me madhor dhe historik kur edhe vendi i jonë u be shtet,kjo ditë madheshtore është kufiri i fatlumësisë që e ndanë.Në këtë ditë me respekt të veçantë ti kujtojmë brezat qe u sakrifikuan për këtë ditëpra qe dhanë pa kursye jetën per lirinë e Republikës së Kosovës.Në emër të Konsullatës shfrytëzoi rastin qe të gjithëve tu uroi festën e Pavarësisë së Republikës se Kosovës ne emër te vendit tonë i cili dita ditës po deshmon se eshtë vend i stabilitetit dhe i pespektives“.

Image

Ne vazhim ne foltore u ftue poeti Neki Lulaj, i cili parate pranishmeve u paraqit me dy poezi kushtuar kësaj date te shenjët kombëtare.

Kohërat e acareve e të shtërngatave kaluan

Mes librave u shkruan ngjarjet e mbushura me data

Ne vazhdim para të pranishmeve u paraqit vogëlushja Dea Canolli me këngën Shqipërinë e dua se jam shqipëtar

Kosovën e dua se jam Kosovar…

Ne vazhdim filloi programi burimor shqiptar me muzikantën Benita Pula, ku të gjithë pjesëmarrësit vallëzuan dhe u argëtuan këtë natë, i cili program vazhdoi deri ne orët e parat ë mëngjesit të ditës së diele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat