Lisbonë, atmosferë miqësore në ceremoninë e 12-vjetorit të Pavarësisë

Diaspora

Lisbonë, atmosferë miqësore në ceremoninë e 12-vjetorit të Pavarësisë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë portugezë në ceremoninë festive të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Portugali, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka vënë edhe njëher në pah miqësinë midis dy popujve dhe raportet e mira bilaterale midis dy shteteve.

Në pritjen e mbajtur në një nga ambientet më prestigjioze të qytetit të Lisbonës, “Pestana Palace”, përveç zyrtarëve të lartë të institucioneve, të pranishëm ishin ambasadorë dhe diplomatë të vendeve të ndryshme të akredituar në Portugali, profesorë universitetesh që kanë shprehur interes për Kosovën, përfaqësues biznesesh dhe gazetarë.

Ajo që u la përshtypje të mirë të gjithëve në këtë mbrëmje, dhe që tregoi më së miri lidhjen e veçantë midisë Kosovës dhe Portugalisë, ishte pjesëmarrja e një numri të lartë të ushtarakëve portugezë.

Të pranishëm ishin edhe bashkatëdhetarë që veprojnë në Portugali, mjekë e muzikantë, gastronomë e afaristë, studentë dhe nëpunës, përkthyes dhe vizitorë, që në numër nuk janë të shumtë, por mjaftueshëm për të përfaqësuar në mënyrën më të mirë identitetin dhe kulturën nga vijnë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori i Republikës së Kosovës në Lisbonë, z.Ylber Kryeziu, duke falënderuar popullin dhe institucionet portugeze për mbështetjen e dhënë Kosovës gjatë dy dekadave, tha se është i përkushtuar të punojë për të forcuar edhe më tutje marrëdhëniet dypalëshe midis Kosovës dhe Portugalisë në të gjitha sferat e mundshme dhe me interes për popujt e të dyja vendeve.

Kjo ceremoni festive është përcjellë me përformancën e pijanistet Mrika Sefa nga Kosova dhe violinçelisti Hugo Paiva nga Portugalia, duke performuar live veprat e njohura te muzikës klasike botërore si dhe nga krijimtaria artistike e kompozitoreve kosovarë dhe atyre portugezë. Po ashtu, këtë event, të parin të këtij niveli qëkur është themeluar Ambasada e Republikës së Kosovës në Lisbonë vitin e kaluar, të pranishmit e kanë kaluar duke shijuar verën e Kosovës (“Stone Castle” dhe “Kosova Wine”), si dhe lloje të ndryshme ushqimesh tradicionale kosovare.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat