Trafik mbetjesh ilegale nga Italia drejt Shqipërisë, në pranga 4 persona, njëri shqiptar

Diaspora

Trafik mbetjesh ilegale nga Italia drejt Shqipërisë, në pranga 4 persona, njëri shqiptar

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:02
Itali

Autoritetet policore italiane e Agjencia Doganore e portit të Ankonës kanë sekuestruar në këtë port plot 25 ton mbetje ilegale të paautorizuar gati për t'u transportuar drejt Shqipërisë.

Mbetjet janë gjetur të imbarkuara në 2 rimorkio të ndryshme anijesh.

Në njërën prej rimorkiove janë gjetur 19 mijë kg aparatura elektroshtëpiake e profesionale të nxjerra jashtë përdorimit e pa dokumentacionin e duhur. 

Gjithsej janë sekuestruar 205 lavatriçe e 22 soba kuzhine.

Një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është denoncuar "për menaxhim të pa autorizuar mbetjesh speciale të rrezikshme e jo të rrezikshme si dhe për tentativë trafiku ndërkufitar."

Në rimorkion tjetër janë gjetur materiale të tjera, aparatura elektrike e elektronike të prishura si impiante klimatizotorësh industrial, transformatorë, aparatura ventilimi, motorë industrialë etj.

Autoritetet italiane kanë denoncuar pranë Prokurorisë së Ankonës 3 persona; një shtetas shqiptar, një nga Afrika e Veriut e një shtetas italian,

Akuza ndaj tyre është trafik ilegal ndërkufitar mbetjesh speciale e menaxhim ilegal mbetjesh speciale jo të rrezikshme.

Dy rimorkiot janë vënë nën sekuestrim penal e mbetjet speciale janë vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në pritje të procesit përpunimit (hedhjes) të tyre në respekt të ambientit e normativave ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat