Coronavirusi : Dibranët në Amerikë në ndihmë të bashkëqytetarve në Dibër të Madhe

Diaspora

Coronavirusi : Dibranët në Amerikë në ndihmë të bashkëqytetarve në Dibër të Madhe

Nga: Beqir Sina Më: 19 mars 2020 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

STATEN ISLAND NY : Shoqata Atdhetare Dibra, në Staten Island – New York, thotë se me shumë vëmendje është duke ndjekur zhvillimin e situatës në qytetin e Dibrës.

Në përditësimin e saj ne informacionet me Coronavirusin i cili ka prekur edhe qytetin e tyre të zemrës, Dibrën e Madhe, në sajtin e tyre në Facebook, kjo shoqatë, shkruan se Bordi drejtues pas një mbëledhje urgjente vendosi që të ofrojë ndihmën e SHAD-it në ç'do aspekt të nevojshëm.

Kështu të paktën thuhet në njoftimin se kryetari i SHAD, Dashnor Miftari, është në kontakte të vazhdueshme me Kryetarin e Komunës së Dibrës, Dr Hekuran Duka, Shtabin Operativ Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim- Komuna Dibër, si dhe me vullnetarët e saj në Dibër të Madhe, për të kuptuar më mirë llojin e ndihmave/pajisjeve të nevojshme brenda rregullave të Shtabit Operativ Komunal për të ndihmuar.

SHAD thotë se ndërsa, kryeshefi i policisë Arben Dumani, ka një kërkesë drejtuar të gjithë Dibranëve, nënshtetas të Amerikës: "Nëse ka ndonjë Dibran që ka ngelur në Dibër mbas bllokimit të qytetit, të cilët kanë hyrë me pasaportë Amerikane dhe nuk kanë dalur akoma, të kontaktojë Kryeshefin e policisë ose Shtabin Operativ Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim- Komuna Dibër”, Dibra, sot ka nevoj për NE, dhe NE, ç'do herë kemi treguar se Dibra na ka pranë në ç'do situatë!

Ndërkohë, në përditësimin më të fundit me informacionet nga kjo shoqatë, thuhet se sot u realizua ndihma e parë nga Shoqata Atdhetare Dibra, për qytetin e Dibrës, simbas sugjerimit nga Shtabi Operativ Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim- Komuna Dibër.

- Për ç'do familje në qytetin e Dibrës, do të dhurohet qese për mbeturina (2923 paqeta * 10 copa në paqet = 29,320 copa në total) me qëllim që mbeturinat të hudhen vetëm në qeset e mbeturinave për të minimizuar reziqet e shpërndarjes së virusit.

- Gjithashtu, siguruam një sasi të konsiderueshme (prej 100 litra) detergjenti për larjen e rrugëve më të frekuentuara të qytetit. Ky aksion do të fillojë që nga mbrëmja e sotshme. Ndërsa për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve të palodhur të Ndërmarjes Komunale "Standard" ju mundësuam disa kuti me doreza.

Shoqata Atdhetare Dibra në Staten Island New York, po ashtu thotë se ata falenderojnë pa masë, Maksud Kërluku, i cili vullnetarisht përfaqëson SHAD-in në këtë situatë të vështirë, sidomos në teren, si dhe duke shkuar në zyrën e Shtabit Operativ për tu informuar nga afër se ç'ka është më e nevojshme për momentin. Gjithashtu, duke siguruar të gjitha materialet e nevojshme dhe si gjithmonë duke qenë transparent me Shoqatën Atdhetare Dibra.

Kjo ndihme nuk do te jete e vetmja, ky ishte aksioni i parë simbas kërkesës nga situata momentale, shkruan Shoqata Atdhetare Dibra në Staten Island New York, dhe shtonë : “Ne si bord drejtues i SHAD, me të gjitha mundësitë që i kemi, do ti rimë karshi ç'do gjë që është e nevojshme për të ndihmuar qytetin tonë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat