Shqiptarët e Kosovës në Itali përballën me papunësi e paga të ulëta

Diaspora

Shqiptarët e Kosovës në Itali përballën me papunësi e paga të ulëta

Më: 20 mars 2020 Në ora: 11:46
Ilustrim

Rreth 40 mijë shqiptarë të Kosovësv jetojnë në Itali, ku 10 për qind e tyre përballën me papunësi dhe paga të ulëta.

Shumica komunitetit që jetojnë në Itali është e angazhuar në punë të vështira në sektore si agrikultura, hoteleri-turizëm, ndërtimi dhe shërbime të tjera.

Kështu thonë në një intervistë për lajmi.net, nga Ambasada e Kosovës në Itali.

Kjo ambasadë thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Italisë janë të shkëlqyera, dhe jo vetëm ato politike, por edhe të fushave të tjera, si ato të sigurisë, ekonomike, tregtare, kulturore.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali – ashtu si të gjitha ambasadat e tjera të vendit tonë nëpër botë – operon dhe vepron në përputhje të plotë me aktet ligjore të parashikuara në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm të RKS (Nr. 03/L-122/2009), që është baza kryesore ligjore që rregullon funksionimin e Shërbimit të Jashtëm dhe politikës sonë të jashtme në tërësi si dhe aktet nënligjore përkatëse. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Italisë janë të shkëlqyera, dhe jo vetëm ato politike, por edhe të fushave të tjera, si ato të sigurisë, ekonomike, tregtare, kulturore, etj.

Qytetarët e Kosovës në këtë shtet përballën e papunësi,  ku më e prekur është gjinia femërore.

Derisa, shumica e komunitetit shqiptarë që jetojnë në Itali është e angazhuar në punë të vështira në sektore si agrikultura, hoteleri-turizëm, ndërtimi dhe shërbime të tjera, përballën  edhe me pagat e ultë, të cilat më pas reflektohen në vështirësitë e jetës së tyre të përditshme.

“Sa i përket problematikave dhe vështirësive të shtetasve nga Kosova me banim në Itali, ato lidhen me çështje të ndryshme që karakterizojnë imigracionin si papunësia, e cila arrin shkallën 10% të numrit total të komunitetit tonë rezident në Itali. Nga kjo përqindje, më e prekur rezulton të jetë gjinia femërore. Nga informacionet statistikore që dalin zyrtarisht, rezulton që shumica e komunitetit tonë këtu është e angazhuar në punë të vështira në sektore si agrikultura, hoteleri-turizëm, ndërtimi dhe shërbime të tjera. Normalisht, operimi në këto sektore në funksione ekzekutive dhe shërbimi, lidhet ngushtë edhe me pagat e ulta, të cilat më pas reflektohen në vështirësitë e jetës së tyre të përditshme”, thuhet në përgjigjen e ambasadës dërguar lajmi.net.

Ndërsa, rreth 150 shqiptarë të Kosovës, shtetas të Italisë i drejtohen ambasadës çdo ditë.

“Numri i shtetasve kosovarë që i drejtohen zyrës konsullore të Ambasadës në Romë, varion sipas sezoneve, të cilat përcaktojnë më pas edhe fluksin. Sidoqoftë mesatarja në baza mujore e shtetaseve kosovarë që drejtohen fizikisht zyrës konsullore në ARKS Romë në normalitet shkon rreth 150 persona. Dhe ky numër rritet me prezencë të qytetarëve gjatë një muaji pasi disa shërbime (si pajisja me pasaportë e letërnjoftime) ligjërisht i obligon që një herë të vijnë në ambientet e ambasadës për të aplikuar për pasaportë dhe njëherë tjetër po gjatë muajit për të tërhequr dokumentet e prodhuara. Këtu natyrisht nuk përfshihen edhe dhjetëra kërkesa për asistencë nëpërmjet telefonave, e-mailit etj, për të cilat marrin përgjigje në kohë reale”, thonë nga ambasada.

Ndërkohë numri i shqiptarëve që jetojnë në Itali është 40 mijë e 508, prej tyre 22.156 meshkuj dhe 18.352 femra,

“Numri i shtetaseve shqiptarë që jetojnë në Republikën e Italisë sipas statistikave më të fundit nga ISTAT, është: 40.508 persona. Prej tyre 22.156 meshkuj dhe 18.352 femra. Ndërsa 34.4 për qind e numrit total janë të moshës së mitur, kurse 51.7 për qind janë të grupmoshave 18-44 vjeç. Vetëm 1.9 për qind janë mbi moshën 65 vjeçare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat