Shqiptari i cili ndodhet në Bergamo, vatrën e coronavirusit në Itali – njerëzit po vdesin nëpër shtëpi pasi nuk iu bëhet testi COVID-19 - Bota Sot
Shqiptari i cili ndodhet në Bergamo, vatrën e coronavirusit në Itali – njerëzit po vdesin nëpër shtëpi pasi nuk iu bëhet testi COVID-19

Diaspora

Shqiptari i cili ndodhet në Bergamo, vatrën e coronavirusit në Itali – njerëzit po vdesin nëpër shtëpi pasi nuk iu bëhet testi COVID-19

Më: 22 mars 2020 Në ora: 21:47
Bajron Nikolli

Bajron Nikolli, një i ri shqiptar i cili jeton në Bergamo, ka shpërndarë një video mesazh për të gjithë shqiptarët duke treguar situatën që është krijuar në Itali.

I prekur ai këshillon të gjithë që të mos e nënvlerësojnë situatën, pasi ky është gabimi i parë që është bërë në Itali.

Bajron thotë edhe se ai është në Bergamo aty ku janë spitalet ndoshta më të mirë në botë, por nuk ka më vende në këto spitale. Shumë njerëz shkojnë për tu kuruar, por për shkak se nuk ka vend ata kthehen përsëri nëpër shtëpi.

Ai u bënë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë nëpër shtëpi, pasi virusi është shumë serioz, madje ai shprehet shumë të rinj janë nëpër spitale.

“Dua të jem dëshmitar i një gjendje të jashtëzakonshme që po ndodh, këtu. Diçka që po e shikoj me sytë e mi, po me prek nga afër. Njerëzit po vdesin, po vdesin shumë një numër shumë i madh. Numrat ndoshta që shikoni nga televizori nuk janë ata janë akoma më shumë. Sepse njerëzit vdesin dhe në shtëpi dhe për protokoll nuk u bëhet një test për koronavirus. Shpresoj që ju mos ta shikoni këtë gjendje. Ju lutem shumë mos u bëni gabimin që u bë këtu. E të gjithë thoshim është kot e nënvlerësuam. Ky virus vret. Harrojeni ca thonë të tjerët, jo kap të vjetrit. Ky virus vret”, ka thënë i riu shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat