Komiteti që e kryeson kongresisti Engel kërkon që Kosovës t’i liberalizohen vizat - Bota Sot
Komiteti që e kryeson kongresisti Engel kërkon që Kosovës t’i liberalizohen vizat

Diaspora

Komiteti që e kryeson kongresisti Engel kërkon që Kosovës t’i liberalizohen vizat

Më: 25 mars 2020 Në ora: 23:23
Eliot Engel

Uashington, 25 mars 2020 – Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e mirëpriti vendimin e Bashkimit Evropian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por kërkoi që edhe Kosovës t’i liberalizohen vizat me vendet e BE-së.

“Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për vendimin e BE-së për të nisur bisedimet. Edhe në këtë kohë të vështirë është mirë që BE-ja t’i mbajë premtimet e saj për të nisur procesin e anëtarësimit me partnerët tanë në Ballkan”.

“Por, BE-ja gjithashtu duhet të mbajë premtimin e saj për Kosovën, që t’i ofrojë liberalizimin e vizave. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe meriton të trajtohet njëjtë sikurse fqinjët e saj”, thuhet në një postim në Twitter të Komitetit për Punë të Jashtme, që kryesohet nga kongresisti Eliot Engel.

Komentet vijnë në kohën kur e gjithë bota po përballet me pandeminë e sëmundjes COVID-19, të shkaktuar nga një koronavirus i ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat