SHH “Lugina e Preshevës”, me aksion humanitar për të ndihmuar skamnorët në Luginë

Diaspora

SHH “Lugina e Preshevës”, me aksion humanitar për të ndihmuar skamnorët në Luginë

Nga: Dashnim Hebibi Më: 30 mars 2020 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Siç po e shohim në gjithë botën, temë aktuale është Covid-19 dhe me këtë rast edhe mërgata jonë në Zvicër, po mundohet të gjej mundësi, që edhe në këto situata, të ndihmoj ata që kanë nevojë në Luginë të Preshevës, kur e dijmë, se në çfarë situate ekonomike është ajo popullatë. Ne kontaktuam me kryetarin e SHH „Lugina e Preshevës“, me selinë e saj në Gossau të St.Gallenit, z.Ferat Rashiti dhe z.Fazli Musliu, kryetar nderi, për të mësuar më shumë, se a e ka ndërmend kjo shoqatë të ndihmojë me ndoj aksion apo ka ndihmuar, duke e ditur, veprimtarinë e tyre sa kombëtare edhe aq humanitare. Pas një bashkëbisedimi që e patëm me z.Rashiti dhe Musliu, mësuam, se kjo shoqatë, ka vendosur që të ndihmoj disa familje, me aq mundësi sa ka, por në anën tjetër, kërkon edhe nga bëmirës të tjerë, që të jenë pjesë e kësaj ndihme, ku ndër të tjera na thanë: „

Të nderuar anëtarë të shoqatës, bëmirës, kudo që ndodheni, ju vullnetmirë, bashkëkombas të të gjitha trevave, duke e parë situatën e krijuar me Corona virus Covid-19 në gjithë botën, po kalojmë situata të rënda. Sigurisht, se edhe juve ju ka shkuar mendja dhe ju shkon, se Lugina e Preshevës, se si do ta përballoje këtë situatë? A do të ketë mbështetje nëse nevojitet nga Shqipëria apo Kosova? Nga përvoja jonë, është e vështirë të pritet. Na ka mbetur neve, që të organizohemi. Në Luginë të Preshevës, po shohim, se me mundësitë e atjeshme, po i përballojnë, por edhe ne si mërgatë, si edhe herave të tjera edhe kësaj here, duhet të jemi të gatshëm sa nuk bëhet vonë, që të ndihmojmë. Prandaj, ju lutemi, që të ndihmojmë me aq sa keni mundësi, ose të paktën nga 50 franga zvicerane. Pagesa është e lehtë të bëhet, ua japim konton, se ku mundeni të dorëzoni ndihmën dhe ne pastaj i përcjellim përmes postës në Luginë të Preshevës, tek ato familje që kanë nevojë. Ne e dijmë shumë mirë, se ju do të nidhmoni, ju do të jepni aq sa keni mundësi, që ti përballojnë edhe ajo pjesë e kombit tonë, situatës së rëndë. Kësaj situate, natyrisht, se i duhen mjete më shumë se kurrë një familjeje, që ti përballoje. Nuk punohet, sepse janë ndaluar për shkakun e virusit dhe është e domosdoshme vëllezër, që të kontribuojmë me ndihma. Ju jemi mirënjohës për bashkëpunimin dhe ju premtojmë, se si herave të tjera edhe kësaj here, ua përcjellim çdo frangë se ku ka shkuar me fakte. Ne si shoqatë, në fondin tonë, kemi vendosur, të ndihmojmë, por po presim edhe nga ju edhe një ndihmë tjetër, që të ndihmojmë më shumë familje dhe me më shumë mjete. Padyshim, se do të keni shpërblim tek perendia. Për ne këtu në këtë shtet të fortë siç është Zvicra është më ndryshe, prandaj, besoj, se mundemi të ndihmojmë, e ata janë krejt ndryshe, papunësi dhe shumë probleme të tjera.Lusim zotin, që të mos ketë të infektuar me Covid-19. Ju lumte të gjithëve në Luginë që po e menaxhoni situatën, respekt të veçantë për Drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Dr.Driton Salihu dhe për stafin e tij, si dhe mirënjohje e veçantë për gjithë mjekët. Mos degjofshim lajme të rënda, as ne ate tokë, por askund në botë. Lusim zotin, që ta ndërpresë sa më shpejt këtë virus“. Mërgata shqiptare, edhe kësaj here, por edhe gjithmonë, është afër atdheut, ata nuk janë mirë, kur në vendin tonë ka skamnorë. Sipas situatës së krijuar, shumë mërgimtarë, që e kanë pasur ndërmend të shkojnë për pushimet e prillit, nuk do të munden të shkojnë, duke e pasur parasysh situatën e krijuar me Covid-19 dhe ata siç dihet, kanë pasur projekte të ndryshme, si për ndërtim, por edhe për dasma e gazmende të tjera, që dihet, se ajo popullatë e mirëpret me dashamirësi ardhjen e mërgatës, se siç dihet, dy herë në vit, ndërrmarjet e vogla kanë fitim dhe mbahen, në dhjetor dhe gjatë verës dhe pak më shumë gjatë pushimit të prillit. Prandaj, duke e parë këtë situatë, duhet përshëndetur dhe përkrahur, aksionin e Shoqatës „Lugina e Preshevës“, me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit, që ti ndihmojmë vëllezërve tanë në Luginë të Preshevës. Aksioni fillon menjëherë, prej sot dhe po besojmë, se do të kenë përkrahje. Të gjithë ata, që duan të ndihmojnë, ja edhe të dhënat bankare:

PostFinance

Lugina e Preshevës

Shoqata Humanitare

IBAN:CH22 0900 0000 8511 2906 3

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat