Ndërron jetë nga koronavirusi shqiptari që jetonte në Londër - Bota Sot
Ndërron jetë nga koronavirusi shqiptari që jetonte në Londër

Diaspora

Ndërron jetë nga koronavirusi shqiptari që jetonte në Londër

Më: 5 prill 2020 Në ora: 06:39
Naser Ramadani

Për shkak të infektimit nga koronavirusi, ka ndërruar jetë edhe një shqiptar nga Kosova që jetonte në Londër.

Bëhet fjalë për Naser Ramadanin, i cili ishte nga qyteti i Ferizajt.

Lajmi u bë e ditur përmes një postimi në rrjett sociale nga Driton Tali, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Me pikëllim e mora lajmin për vdekjen e Naser Ramadanit (Baba).

Komuniteti shqiptar në Londër, me vdekjen e “Naser Babës”, humbi njërin nga njerëzit më pozitiv, të hareshëm dhe të dashur.”- shkruan Tali.

Nga Fatmir Terziu

U njoftua se ndërroi jetë Naser Ramadani

Sot ishte ditë me diell në Londër e dikush ishte duke bërë joga. E thuajse ditë me diell ishte, sipas sinoptikës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar e këtyre zogjve askush nuk ua prishte qetësinë. Por njerëzit sërrish u këshilluan të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rregullat e përcaktuara për Covid 19. Gjithashtu ishte dhe dita që shënoi dhe viktimën e parë të komunitetit shqiptar nga ky virus. U njoftua se ndërroi jetë Naser Ramadani.

Lajmin e mësuam gjatë bisedës me Dr Besim Latifaj, nga Departamenti i Pathologjisë Cellulare në Spitalin Universitar në North Staffordshire NHS Trust të Britanisë së Madhe, me të cilin folëm dhe shkruam tek fjala e lirë lidhur me situatën. Në lidhje me ikjen në amshim të shqiptarit Naser Ramadani, i cili ishte nga qyteti i Ferizajt, në Facebook u pa edhe prononcimi nga Driton Tali, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Gjithashtu Besnik Sahatçiu-Ora, babai i të madhes Rita Ora, shkruan: “Naser Ramadani BABA, Sot ndroi jete. Ai ne mesazhin e tij poston dhe kete fotografi si Nje nga momentet e shumta qe i kemi nda me deshire i gjithe komuniteti Shqiptare ne UK/Londer. Ngushellime Familjes dhe shoqerise se shumte te ndjerit.”

Ndërsa aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar dhe një i afërm i të ndjerit, Abedin bajraktari, shkruan: “Tezaku im, Naser Ramadani, gjithkund ku ti ishe, ate vend e ndritshe, me buzëqeshje, me zemër të madhe dhe dashuni ndaj çdo njeriu! E gëzove jetën ashtu si ti deshte! Do të na mungosh shumë por krenarë që të patëm! Ngushëllime gjithë shoqërisë, që më së shumti i juaji ishte! U prehsh në paqe, tezak!”

Sakaq duke ngushëlluar familjarët, të afërmit dhe miqtë ne e ndjejmë të ritheksojmë se është detyrë të zbatohen të gjitha rregullat. Shifrat më të fundit nga Public Health England, pasqyrojnë një pamje të zymtë për Londrën me numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara të koronavirusit që kalojnë 10,000. Tani janë 10,274 njerëz në kryeqytet që janë testuar pozitivisht për Covid-19. Kjo vjen pasi vdekja e 161 personave të tjerë që ishin duke u trajtuar në spitalet e drejtuar nga trustet në Londër u konfirmua të Premten (3 Prill), duke e sjellë atë në totalin e tmerrshëm 1.054.

Numri i përgjithshëm i rasteve në të gjithë Londrën është rritur me 956 që nga raportimi i së enjtes (2 prill) që është pothuajse i njëjtë me rritjen nga një ditë më parë (950). Nuk kishte ndryshime të mëdha në drejtim të të cilave bashkitë janë goditur më keq me një rritje të përgjithshme në të gjithë qytetin.

E kështu le të shpresojmë se nesër do të kemi lajmin e mirë, lajmin që e presim të gjithë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat