Të luftohet armiku i padukshëm në plan të parë

Diaspora

Të luftohet armiku i padukshëm në plan të parë

Më: 6 prill 2020 Në ora: 21:58
Lobi Euro Atlantik Shqiptar

Jemi dëshmitarë që kohëve të fundit, subjektet politike në Kosovë, kanë "mprehur shpatat" me fjalorin e tyre tërësisht të vrazhdë në raport me situatën. Duke u sulmuar midis tyre, dhe duke nxitur militantët e tyre, ata po sjellin huti dhe pasiguri në vend, thuhet në fillim të një komunikate të Lobit Euro Atlantik Shqiptar.

Lobi tërheq vërejtjen në dëmet që po i shkatohen Kosovës si në planin e brendëshëm  ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Në kohën kur në mbarë botën  në plan të parë, është lufta kundër armikut të padukshëm, Covid 19, i cili ka kapluar rruzullin tokësor, edhe në Kosovë do të duhej të mbizotëronte ky qëndrim. Subjektet tona  sikur bëjnë garë se cili është më i vrazhdë në komunikatat dhe paraqitjet e tyre publike.

Sa më shumë që bëjnë këtë garë, se kush është, apo kush duhet të jetë i pari në vend, kush ka fjalor më agresiv ndaj njëri tjetrit, kush do të fitojë politikisht më shumë nga kjo gjendje, aq më shumë, militantët e karantinuar, i shfrytëzojnë ato, për t'u konfrontuar nëpër rrjetet sociale, deri në përdorimin e fjalorit më banal në të mundëshëm, duke mbjellë urrejtje e përçarje të gjerë. Kjo është për çdo keqardhje në një kohë të pakohë. Në një kohë kur popullit tonë i duhet, të përballet me një armik që nuk ia dimë fortifikimin, me një armik që nuk ia dimë çerdhen, me një armik që nuk ia dimë armatimin, me një armik që nuk falë e që nuk pyet si i kemi partitë e udhëheqjet, vazhdon më tutje komunikata e Lobit.

Ky armik, nuk po zgjedh se kush është më patriot as kush është më pasur apo më i varfër. Ai i sulmon të gjithë dhe drejtuesit edhe padanikët edhe të varfërit. Prandaj duhet të jenë në ballë të kësaj beteje, siç po bëjnë me dinjitet e heroizëm, mantelbardhët tanë e që është shembull për admirim nga të gjithë.

Pra, Lobi Euro Atlantik Shqiptar, mbështetë fuqishëm Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës e cila kërkoi një MORATORIUM midis të gjitha subjekteve në Kosovë, deri në tejkalim të kësaj gjendje të rëndë pandemie.
Tashmë Rusia në emër të humanizmit, ka rrethuar rajonin gjoja duke sjellë ndihma humanitare në Serbi. Të njehtën taktikë e kanë shfrytëzuar edhe në Itali ku në pankartat e tyre shkruante:"Nga Rusia  me dashuri". Dhe atë që nuk po e bëjnë evropianët, po e bëjnë rusët të cilët shumë më keq e kanë gjendjen në vendin e tyre se dhjetra vende tjera. Sot Vuçiqi dërgon 300 "mjek" për të ndihmuar populkatën serbe në Kosovë. Dyshohet se në mesin e tyre ka edhe spiunë që kanë ardhë për qëllime të caktuara në Kosovë. Ndoshta mund të ketë edhe rusë, ku ta dishë por kur diheg se në Serbi, me dhjetra avionë kanë ardhë me "ndihma" në Serbi.

Por në këtë situatë, ka vende që paraqiten me dyftyrësinë e tyre duke e dendësuar mjegullën politike në Kosovë, në kohën kur Kosova nuk ka pasur aspak nevojë.

Lobi Euro Atlantik Shqiptar, thërret për një mendje të kthjellët e të mençur e të qetë  për të gjithë ata  që Kosovën e kanë në zemër.

Të punojmë për të, ta sherojmë atë, ta duam atë se ne tjetër mëmëdhe nuk kemi, theksohet në Komunikatën për medie të LOBIT  me seli në Lörrach të Gjermanisë, nënshkruar nga kryetari Shukri Ymeri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat