Requiem për Ingj. Agim Karagjozin dy vjet pas vdekjes - Bota Sot
Requiem për Ingj. Agim Karagjozin dy vjet pas vdekjes

Diaspora

Requiem për Ingj. Agim Karagjozin dy vjet pas vdekjes

Nga: Mal Berisha Më: 8 prill 2020 Në ora: 19:20
Agim Karagjozi
“Egoist nuk është vetëm ai shqiptar që i vendos interesat e shqiptarisë mbi ato të vetat.” Agim Karagjozi
 
Në mesin e vitit 1998 e takova për herë të parë zotëri Agim Karagjozin, Kryetar i Federatës Pan – Sqiptare VATRA të Amerikës, për të cilin kisha dëgjuar shume. Kur e takova unë ai ishte shtatëdhjetë e dy vjeç. Ai kishte gjashtë vjet qëkurse ishte zgjedhur kryetar i organizatës më të vjetër në mërgim, më me emër dhe më me ndikim në historinë e Shqipërisë. Ajo që e shquante atë ishte fakti që asnjëherë nuk pushoi së punuari për çështjen kombëtare shqiptare. Kishte kryer shkollën fillore në qytetin e lindjes në Gjirokastër. Më pas ai shkoi në Vlorë ku kreu klasën e pestë. Në vitet 1938 – 1944 studioi në Liceun e Korçës, gjimnazin e Gjirokastrës dhe atë Tiranës. Në verën e vitit 1944 ai u mobilizua të luftonte kundër forcave të Mihajloviçit në Qafën e Morinës me batalionin “Besnik Çano”. Po atë vit ai largohet nga Shqipëria dhe në vitet 1948 deri në vitin 1955 studion në “Robert Kolegjin” e famshëm të Stambollit ku u diplomua si inxhinjer elektrik.
 
Agim Karagjozi ishte u brumosur me shpirtin e identitetit kombëtar të Mithat Frashërit dhe të shqiptarisë. Ajo që e frymëzoi atë gjatë tërë jetës ishte deviza:
 
“Pa Kosovë nuk ka Shqipëri dhe pa Shqipëri nuk ka Kosovë”.
 
Kjo e bëri atë një luftëtar të paepur për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ndodheshin, në Kosovë, Maqedoni, Presheve, Mal të Zi dhe Çamëri. Historia mëse njëqind vjeçare e Vatrës dhe njëqint e dhjetë vjeçare e DIELLI – t nuk kuptohen dot pa emrin e Agim Karagjozit, të pakten jo për përiudhën që nga viti 1960 e deri në vitin 2018. Pra një periudhë 58 vjeçare. Nga një vatran i thjeshtë në vitin 1960, ai u bë zevendës kryetar në vitin 1965, kohe kur Vatrën e drejtonte patrioti i madh shqiptar i Amerikës, Anthony Athanas. Ai themeloi Fondin e Përhershëm të Vatrës dhe kontribuoi edhe vetë për ndërtimin e Shtëpisë së Vatrës në Bronx në vitin 1997, aty ku gjëndet sot. Një ndër ëndërrat e tij të cilën e ndoqi deri në realizimin e saj ishte ta nje Shqipëri Demokratike dhe Kosovën të çliruar. Një ndër gjërat që ai e thoshte përherë në jetën e tij ishte:
 
“Mos u dorëzo, mos u frikso, mos e lësho vendin tënd!”
 
Ishte periudha fill pas rënjes së komunizmit që e bindi atë të bëhej shtetas amerikan pasi tanimë ëndrra e tij për një Shqipëri të lirë e demokratike ishte plotësuar. Kjo u pasua edhe me zgjedhjen e tij si Kryetar i Vatrës dhe vatranëve në vitin 1992. Veprimtaria e tij patriotike ka aq shumë pika ndalese. Ndër to është sjellja me iniciativën e tij e eshtrave të mbetura në mërgim të Faik Konicës në Tiranë, në vitin 1995. Ceremonia u shoqërua me një një pritje madhështore që u organizua nga qeveria shqiptare e asaj kohe. Ai udhëtim u pasua nga një tjetër i vatranëve të drejtuar nga kryetari i tyre, tashmë me një trajtë të një figure historike si Agim Karagjozi, në veriun e Shqipërisë. Ata iu afruan kufirit me Kosovën, në Tropojë ku kishin ardhur për të inkurajuar djemtë e vajzat shqiptare që luftonin për çlirimin e Kosovës. Aty sollën ndihma mjekësore dhe financiare. Media amerikane i bëri jehonë këtij udhëtimi. Historike do të mbetet takimi i tij dhe shqiptaro amerikanëve të tjerë me Presidentin Klinton në Zyrën Ovale. Presidenti Amerikan i inkurajoi shqiptarët e Amerikës nëpërmjet Vatrës që të punonin fort me çdo mjet e vëçanërisht në media për të mbajtur lart opinionin e brendshëm amerikan në mbështetje të luftës në Kosovë.
 
Në vitin 2005 ai drejtoi shqiptarët që të dëgjonin Presidentin George W. Bush tek e inicionte pranimin e Shqipërisë si antare e NATO – s. Në vitin 2010, ai e ndjeu se fuqitë po i shterroheshin dhe vendosi t’i lëshonte postin e kryetarit të Vatrës. Ai e kishte drejtuar atë për aq shumë vite bashkë me aktivistin e shquar dhe nënkryetar i Vatrës, z Agim Rexha. Të dy Agimët patën fatin dhe nderin të bënin histori në atë periudhë të rëndësishme të jetës së Vatrës. Por Vatra nuk mund ta lëshonte lehtë emrin e atij që i bëri aq nder për aq shumë vite andaj e zgjodhi atë President Nderi. Të gjithë vatranët e mbajnë mend mirë porosinë e Agim Karagjozit kur thoshte:
 
“Egoist nuk është vetëm ai shqiptar që i vendos interesat e shqiptarisë mbi ato të vetat.”
 
Takimet me Agim Karagjozin kanë qenë ndër momentet me të bukura dhe më frymëzuese te jetes.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat