LDK po sillet rreth boshtit, apo pa dalje nga rrethi i zeros - Bota Sot
LDK po sillet rreth boshtit, apo pa dalje nga rrethi i zeros

Diaspora

LDK po sillet rreth boshtit, apo pa dalje nga rrethi i zeros

Nga: Maxhun Smajli Më: 11 prill 2020 Në ora: 16:54
Maxhun Smajli

Situata e krijuar brenda LDK-s, në Kosovë, më kujton debatin e LDK, Dega për Gjermani, të mbajtur me 29 tetor 2016, në Moosburg të Bavarisë, ku Idriz Zeqiri, pati thënë: “LDK, po sillet rreth boshtit, apo pa dalje nga rrethi i zerros; gjykohen të tjerët dhe nuk shihet dalja, apo nuk flitet për dalje”. Derisa, Donikë Gërvalla, LDK-n e krahasonte me të sëmurin që kërkon sherim.

Në këtë debat, pati lindur pyetja, se a ka nevojë komuniteti shqiptarë për LDK, në Gjermani? Donika, ishte përgjigjur:”Po! Por, në rend të parë duhet uniteti mes nesh, jo, realiteti i Zvicrrës. Drejtuesit e Kryesisë në Prishtinë po kanë mundësi manipulimi, duke e marrë njërin e duke e hedhur tjetrin”.

Poashtu, në këtë debat ishte folur edhe për shkuarje në mbledhjën e Këshillit të Përgjithshëm, ku përfundoj siq u pa. U shkel etika morale njerëzore dhe ligji që rregullon moralin shqiptarë-Kanuni. Si, askund tjetër në Evropë, Donikë Gërvalla, u ndalua, u kontrollua dhe u tërhoq zvarrë, deri në zbulim trupi, nga klyshët të Isa Mustavës.

Veprim ky qe hedh çdo mallkim mbi Isa Mustafën dhe klyshtë e tij, si dhe mbi gjithë ata që nuk e denuan këtë aktë amoral të Isa Mustafës dhe klyshve të tij. Pra, reformimi brenda LDK-s, është i doemosdoshëm. Ndryshe, rrezikohet që LDK-ja, të shndërrohet në një parti komuniste që do përqajë shqiptarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat