​Nis fushata “Besa për Kosovën” - Bota Sot
​Nis fushata “Besa për Kosovën”

Diaspora

​Nis fushata “Besa për Kosovën”

Më: 13 prill 2020 Në ora: 13:18
“Besa për Kosovën”

Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Rrjeti i bizneseve Shqiptare në Bavari - Fondacioni BESA dhe Organizata GERMIN nisin fushatën “Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë pandemisë Covid-19”

Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Rrjeti i biznesit shqiptar në Bavari “Besa Foundation” si dhe organizata Germin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për fillimin e një fushate humanitare për familjet të cilat janë në kushte të vështira ekonomike gjatë pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, dhe mbështetje prodhuesve vendorë.

“Ne se bashku po përpiqemi që të reagojmë sa më parë dhe të ju vijmë në ndihmë familjeve në nevojë. Kjo fushatë do të ju vije në ndihmë komunave të ndryshme të Kosovës të cilat janë në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, duke ju shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës. Po ashtu, duke pasur parasysh q ë ekonomia e Kosovës është duke pësuar një krizë e cila do të mund të lë dëme të pariparueshme dhe afatgjata, shumë biznese janë duke hasur në vështirësi për të ju bërë ballë kësaj krize të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Prandaj kjo fushatë është ndihmë edhe për ekonominë e Kosovës, pasi që 100% e fondeve të mbledhura për produktet të cilat do të jenë në paketën bazë do të jenë MADE IN KOSOVA. Kjo për të ndihmuar fuqizimin e prodhimit në Kosovë që të marr vetën dhe të ju ofrojmë ë ndihmë familjeve në nevojë”, thuhet në komunikatë.

Për këtë arsye po e organizojnë fushatën humanitare Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19, ku ju bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve për përkrahje, duke kontribuar në: https://www.facebook.com/donate/2846525232062333/3082614498457963/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat