Shqiptarja në Itali ndërron jetë si pasojë e koronavirusit

Diaspora

Shqiptarja në Itali ndërron jetë si pasojë e koronavirusit

Më: 13 prill 2020 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Një grua shqiptare nga Durrësi e cila jetonte në Itali ka humbur jetën si pasojë e coronavirusit.

69-vjeçarja Shpresa R, humbi jetën ne spitalin e qytetit të Lodit, në afërsi të Milanos ku dhe jetonte.

Sipas familjarëve edhe bashkëshorti i saj ndodhet ne gjendje jo të mirë shëndetësore.

Familja nga Durrësi kishte emigruar në Itali në vitin 2000.

Numri i viktimave deri më tani në Itali si pasojë e coronavirusit është 19 mijë e 899, akoma nuk është publikuar raporti i 24 orëve të fundit, nuk dihet se sa shqiptarë kanë ndërruar jetë pasi nuk ka një raport të mirëfilltë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat