Ta ndihmojmë Kosovën

Diaspora

Ta ndihmojmë Kosovën

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 15 prill 2020 Në ora: 12:05
Hysen Ibrahimi

TA NDIHMOJMË KOSOVËN

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, falenderon përzemërsisht mikun tonë, deputetin e Parlamentit të Suedisë, z. Magnus Jacobsson, për ndihmën që i ka dhënë Qeverisë së Kosovës, më saktë popullit të Kosovës në këtë periudhë të pandemisë me virusin korona.

Kosova dhe populli shqiptar ka shumë miq në Suedi. Tashmë shumë suedezë të shumë institucioneve kanë treguar gatishëmri dhe kanë ndihmuar në forma të ndryshme Kosovën. Por, solidariteti i deputetit Jacobsson me popullin e Kosovës në këtë kohë të pandemisë, është MË SHUMË SE VLERË, ËSHTË HUMANIZËM.

Mërgata shqiptare e ka ndihmuar gjithmonë Kosovën dhe shqiptarët, në ditën më të rënda që kanë kaluar. Pandemia me virusin korona e ka rënduar më shumë situatën në Kosovë dhe në trojet shqiptare. Prandaj, është koha ta ndihmojmë popullin shqiptar në këtë periudhë të rëndë që po kalon ai dhe gjithë bota.

Pavarësisht se cilat parti janë në qeveri, ne shqiptarët në mërgatë dhe kudo që janë, duhet të shikojnë ndihmën për vendet tona. Prandaj, ju ftojmë të mos kurseni, me aq sa keni mundësi, TA NDIHMOJMË SHËNDETËSINË NË SHQIPËRI, KOSOVË, ILIRIDË, MAL TË ZI DHE KUDO QË NDODHËN SHQIPTARËT.

 

Zoti ju bekoftë Ju dhe familjet tuaja,

Zotin e bekoftë mikut tonë Jacobsson dhe popullin mik suedez,

Zoti i bekoftë Shqiptarët, kudo që ndodhen.

 Me shpresë për ditë më të mira,

Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat