Protestuesit u mblodhën sot në Arizona State Capitol, duke bërë thirrje për rihapjen e ekonomisë

Diaspora

Protestuesit u mblodhën sot në Arizona State Capitol, duke bërë thirrje për rihapjen e ekonomisë

Nga: Beqir SINA - Phoenix Az Më: 20 prill 2020 Në ora: 06:22
Pamje protesta

PHOENIX AZ- Dhjetra protestues u mblodhën sot në mëngjes (e Dielë 19 Prill) në Kryeqytetin e Shtetit Arizona në Shtetet e Bashkuara , duke u bërë thirrje udhëheqësve të shtetit të rihapin ekonominë, raportuan televizionet lokale - njofton Bota sot nga Phoenix.

Grupi, i quajtur Operation Gridlock Arizona, organizoi demonstrimin mbasi ditët e fundit u bënë thirrje qytetarve përmes një faqe në rrjetin social në Facebook.

Tubime të ngjashme janë zhvilluar në të gjithë SHBA, përfshirë shtete të tila si Michigan, Texas, Wisconsin dhe Nevada.

Protestuesit thonë se shtetet duhet të rihapin dhe të lejojnë njerëzit të rikthehen në punë pasi të ishin urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të masave të distancimit dhe densitetit në mjedise ku mblidheshin njerezit para shpërthimit të koronavirusit.

Protesta sot në Phoenix u mbajt para ndërtesës së qeverisë së shtetit të Arizonës në qendër të qytetit Phoenix afër Avenue 17 dhe rrugês Adams Street.

Policia e cila e vëzhgojë në distancë protestën bëri thirrje me megafonë duke kërkuar që demonstruesit të qëndronin në automjetet e tyre - mos të dilnin nga automjetet ndërsa ishin tubuar duke lëvizur me automjete ata u binin borijeve dhe hidhnin parrulla kundra masave për mbylljen .

Në fillim të kësaj jave, Presidenti Donald Trump tha se ai kishte autoritetin të detyrojë shtetet të pushojnë udhëzimet për distancimin shoqëror, në mënyrë që të rihapin ekonominë e SHBA. Sidoqoftë, të enjten, Trump tha se ai do t'ia linte qeveritarëve të shteteve federale të vendosnin kur mendonin ata se kur do të ishte e përshtatshme për t'u « çmontuar » udhëzimet për distancimin shoqëror.

Të Premten, Presidenti Trump u duk si ishte për të mbështetur ata që protestojnë për tu liruar nga urdhrat e distancës sociale, ai duke shkruajtur në Twiteer shpërndau një seri mesazhesh që kërkojnë "çlirimin" e shteteve, dhe u kërkojë guvernatorëve e shteteve të cilëve janë demokratë të mos zgjatën urdhrat e qëndrimit në shtëpi në shtetet ku ata ose kan shumë pak raste ose nuk kan fare.

Presidenti Trump permendi 29 shtete federale që kan numërin më të vogël të infektuarve dhe numërin më të vogël të të vdekurve përfshirë Arizonën që duhet të « çlirohen » sa më parë nga masat dhe që ekonomia të rivitalizohet sa më shpejt, raporton nga Phonix - Arizona , Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat