Përfaqësimi politik i mërgatës shqiptare të Kosovës një nevojë urgjente!

Diaspora

Përfaqësimi politik i mërgatës shqiptare të Kosovës një nevojë urgjente!

Nga: Miftar Zagragja Më: 22 prill 2020 Në ora: 19:52
Miftar Zagragja

Me keqardhje mund të thuhet se aktualisht Kosova ka shkëputur të gjitha lidhjet me mërgimtarët e saj. Ata as nuk pyetën, as nuk dëgjohen e as nuk përfaqësohen në asnjë nivel shtetëror. Për pasojë, aktualisht mërgata shqiptare mbetet më e pa organizuara, me shumë halle e probleme natyrash të ndryshme. Ajo është harruar e lënë pas dore!

Mërgata shqiptare e Kosovësgjithmonë ka luajtuar dhe vazhdon të luajë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për të të tashmen dhe të ardhmën e Kosovës, si në planin ekonomik, arsimor,sociale,kulturor, politik, diplomatik,por edhe në atë strategjik përgjithësisht. Mirëpo, përkundër kësaj lidershipi politik i Kosovës deri më tani nuk ka shprehur vullnetin e as përkushtimin e duhur që përmes rrugëve ligjore në Kosovë të mundësohet përfaqësimi politik i mërgatës së Kosovës, në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.

Mërgata shqiptare e Kosovës, gjithmonë ka qenë gardian i atdheut të tyre, si në kohën e para luftës së vitit 1998-1999, gjatë luftës dhe këto 20 vitet e pas luftës. Mirëpo, përkundër kontributit të pa mohueshëm, mërgata shqiptare e Kosovës nuk është respektuar e as trajtuar dinjitetshëm nga ana e përfaqësuesve politikë të Kosovës. Prandaj, duke qenë kështu, për të mirën e kombit shqiptar, për të mirën e Kosovës dhe të përspektivës së saj euro-atlantike, ka ardhur koha ( madje janë momentet e fundit) ku pjesëtarët e mërgatës shqiptare të Kosovës, duhet të organizohen rreth një trupi, përkatësisht në një subjekt të ri politik që do të formohej nga ta, parti kjo vërtet me vizon dhe frymë perëndimore e jo si ato aktualet në Kosovë.

Me indinjatë të thellë, ne mërgata shqiptare e Kosovës, kemi përcjellur zhvillimet e fundit në skenën politike të Kosovës, thënë më qartë, kemi parë dhe analizuar hapat e rrëzikshëm të Presidentiti të Kosovës, që kinse ai “po u shqetësuaka” për fatin e Kosovës dhe stabilitetin politik të vendit dhe funksionimin normal të shtetit të Kosovës.

Utopike kjo apo jo!

Uronike,por edhe tragjike!

Pse?

Sepse Presidenti Thaci vazhdimisht në prononcimet e tij thekson se do të formohet një qeveri e re me legjitimitet të plotë qytetarë, duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi?

Qesharak sa më s’ka! Neveritës! Ogurzi!

Si është e mundur që një president ( lexo: i pazareve politike) të bëjë shkelje kaq flagrante të Kushtetutës së Republikës Kosovës?Madje me vetëditje të plotë!

A janë bashkëfajtorë për këtë edhe Isa Mustafa e bashkëpunëtorët e tij?

Mendoj se Isa Mustafa në këtë lojë të “ndyrë” po luan me zjarrin, dhe veprimet e tij e të Hashim Thaçit janë “hedhje e benzinës në zjarr” në drejtim të një detabilizimi shumë të madh që mund t’i ndodhë Kosovës. De facto ata ( Hashimi dhe Isa) po bëhen shkaktarët kryesorë për plasjen e një lufte civile në në Kosovë!

Pra, përmes veprimeve të Hashimit, Isa Mustafës dhe të tjerëve si këta, shumë qartë po tregohet së çfarë interesash perfide përfaqësojnë këto parti politike në Kosovë.

Tani ndryshimi është në dorën e mërgatës shqiptare të Kosovës.Pra, duhet mobilizimin i menjëhershëm dhe pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në Kosovës. Për t’i arritur këto objektiva, duhet angazhim dhe përkushtim i pa ndërprerë.

Mërgata shqiptare e Kosovës duhet të strukturohet së brendshimi ( në kuptimin politik) dhe në gjirin e vetë të përfshijë njerëz me personalitet të dëshmuar, profesionistë të zotë, njerëz të ndershëm, pra, thënë shkurt njerëz që ia duan të mirën atdheut, Kosovës. Mërgata jonë për një gjë të tillë,i ka të gjitha mundësitë. Për këtë nuk dyshoj. Nuk janë të pakët shqiptarët në Evropë, e gjetiu në botë që kanë krijuar biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha, që udhëheqin në ekonomi, administrata e fusha tjera të rëndësishme për të cilët, Kosova më tepër se kurrë ka nevojë t’i fusë në funksion dhe në të mirën e funksionimit të institucioneve shtetërore. Thithja e këtyre përvojave dhe kuadrove në mënyrë institucionale dhe pa xhelozi nga grupe të interesit siç mund të mendohet ndonjëherë, përveç që do t’i forconte në masë të madhe Institucionet e Kosovës, do të sillte natyrshëm një kulturë pune dhe një frymë të re evropiane në funksionimin e institucioneve . Në mënyrë të veçanta do të krijonte ura të forta bashkëpunimi me kuadrot e mirëfillta në Kosovë.

Me keqardhje mund të thuhet se aktualisht Kosova ka shkëputur të gjitha lidhjet me mërgimtarët e saj. Ata as nuk pyeten, as nuk dëgjohen e as nuk përfaqësohen në asnjë nivel shtetëror. Për pasojë, aktualisht mërgata shqiptare mbetet mërgata më e pa organizuar, me shumë halle e probleme natyrash të ndryshme. Ajo është harruar e lënë pas dore!

E dashur mërgatë shqiptare,

Vëllezër e motra shqiptarë,

Të organzihohemi sot, sepse nesër është vonë. Tepër vonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat