Vrau vajzën dhe më pas e groposi në oborr, burg përjetë shqiptarit në Greqi

Diaspora

Vrau vajzën dhe më pas e groposi në oborr, burg përjetë shqiptarit në Greqi

Më: 29 prill 2020 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Gjykata Thesprotise në Greqi, ka dënuar me burgim të përjetshëm shqiptarin, Aleko Petro, i cili vrau vajzën e tij. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në janar të vitit 2019, në Korfuz.

Gjithashtu kujtojmë se, 52-vjeçari nga Berati pasi vrau vajzën e tij, Anxhelina, e groposi atë në oborrin e shtëpisë ku jetonte.

Sipas mediave greke, Petros i është shtuar edhe një denim prej 30-muajsh për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës si dhe 1000 euro gjobë.

Ndërkohë avokati i të akuzuarit, Vasileos Nulezas, është shprehur se do ta apelonte vendimin. Nga ana tjetër, si dëshmitare në gjyq u paraqitën i dashuri afgan i Anxhelinës dhe gruaja që e kishte pagëzuar atë.

Nëna e vajzës, e cila jeton në Berat, nuk mundi të shkonte në gjyq për shkak të ndalimit te hyrjes ne Greqi nga situata e COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat