Dr. Elona Meta-Haubrich: 1.000  "ushtarë" mantelbardhë nga Gjermania dhe vendet e BE-së ne gjendje gatishmërie për t’i mbrojtur shqiptarët nga koronavirusi

Diaspora

Dr. Elona Meta-Haubrich: 1.000  "ushtarë" mantelbardhë nga Gjermania dhe vendet e BE-së ne gjendje gatishmërie për t’i mbrojtur shqiptarët nga koronavirusi

Nga: Nefail MALIQI Më: 30 prill 2020 Në ora: 10:05
Dr. Elona Meta-Haubrich

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë është themeluar në vitin 2019 me seli qendrore në Ëolfenbüttel-Gjermani si vazhdim i OMA-së (Organizatës Mjeket e së Ardhmes) themelluar në Tiranë në vitin 2006. Prioritet i Federatës është të bëjë lidhjen e Mjekëve shqiptarë në gjithë Europën dhe në SHBA; rritjen e mëtejshme akademike, shkëmbimin profesional dhe lobizmin konstruktiv në nivel evropian për gjithë shqiptarët, pavarësisht nga cilat shtete janë. Sot, në shumë vende të botës punojnë me qindra mjekë specialistë të fushave të ndryshme që me punën e tyre kanë lënë gjurmë në shkencën e mjekësisë.

"Federata Mjeket shqiptare ne  Europe eshte nje strukture qe perfshin shoqatat shqiptare mjekesore qe veprojne ne Europe . Federata eshte vazhdim i organizates se pare studentore ne historine e mjekesise shqiptare qe u themelua ne vitin 2006 ne Fakultetin e Mjekesise ne Tirane e quajtur OMA (Organizata Mjeket e se Ardhmes).. Aktualisht jemi 1,000  "ushtare" mantelbardhe nga Gjermania dhe diaspora ne gjendje gatishmërie te cilet i kane shpallur lufte koronavirusit mer qellim per t'i mbrojtur shqiptaret ne Ballkan dhe perendi.. " ka thenë fillimisht Dr. Elona Meta-Haubrich, Kryetare e Federates se mjekeve shqiptare ne Europe me Seli ne Gjermani ne intertvisten ekskluzive me gaztern Bota sot.

Presidentja e AMFE Bravo Kosova për menaxhimin  e situaten ne kete kohe pandemia ne lufte kunder kooronavirusit!

Mjekët shqiptarë në Gjermani dhe mbare vendet e BE-se kanë ndermarrur një iniciative për t’i dalur në ndihmë gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre ne ballkan (Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, Mal te Zi, Greqi deri ne Presheve)  por edhe mbarë diasporës shqiptare kudo në botë.

Mjekja e urgjencës në Gjermani, Dr. Aurora Meta Dollenberg sot permes gaztes Bota sot  ka uruar dhe përgëzuar punën që profedsionale qe po bëjnë ne shrerbim te popillit autoritetet kosovare në menaxhim te krizës së Covid19 dhe mantelbardhëve në këto ditë pandemie te shekullit

Image

* Fillimisht zonja Elona Haubrich, meqe ju jeni Kryetare e Federates se Mjekeve Shqiptare ne Evropë, mund te na thoni dy fjale rreth shoqates, funksionimin dhe aktivitetet e saj?

Dr. Elona Meta-Haubrich: Qe ne moshen 18 vjecare kam  kontribuar ne cdo hap te aktiviteteve tek Organizates qe prej themellimit te saj ne 2006 ne Fakultetin e Mjeksese deri ne futjen e kesaj Organizate shqiptare ne rangun e strukturave europiane sic ishte IFMSA(International Federation Medical Studentes Association) dhe EMSA ( Europian Medical Students Association) ne vitin 2012. Organizata studentore me shume se 10 vjet ka realizuar ne baze vullnetare pa asnje buxhet monetar me dhjetra trajnime , fushata sensibilizuese dhe Konferenca Mjekesore , shkolla verore dhe vizita mjekesore falas ne zonat rurale ne Tirane. Fale punes se  parreshtur fitoi besimin per te  bere bashkepunime zyrtare ndermjet Fakultetit te Mjekesise ne Tirane me  Universitetin Ëitten ne Gjermani dhe Universitet e tjera europiane ku u mundesuan per here te pare ne historine e Fakultetit te Mjekesise Exchange mjekesore falas per studentet shqiptare.  Edhe un ashtu si shume studente te tjere  u larguam pas perfundimit te fakultetit te mjekese ne vendet europian por edhe pse ne mergim nuk i shkeputem kontaktet me bashkestudentet tane aktive ne ate kohe tek Organizata Mjeket e se Ardhmes ne Shqiperi. Puna 13 vjecare akademike dhe humanitere e organizates studentore u vazhdua ne diaspore permes nismes se shume mjekeve shqiptare ne Europe me  themellimin ne vitin 2019 te AMFE (Federates Mjeket shqiptare ne Europe).

* Zonja Elona Haubrich, ju si specialiste dhe  duke mbrojtur doktoraturen ne Gjermani deshta te marr mendimin e juaj si mjeke, njëherit si Kryetare Federates se mjekeve shqiptare ne Europe rreth konavirusit, e cila po kercnon planetin tonë nese shikojme shifrat alarmante ne OBSH ketu ne Gjenevë ku numi i te prekruve ka arritur gati tre milionë ?

Dr. Elona Meta-Haubrich: Ne lidhje me pandemine e Koronavirusit eshte shpallur gjendje alarmi ne cdo vend e ngashme me gjendjen e luftes  e cila ku jane mobiliuar specialistes e shendetit dhe te ruajtes se rendit per ruajen e jetes ne planetin tone. Si Federate ndjeme pergjegjesine te kontribonim duke hapur nje platfome ku secili prej nesh  te jap pergjigje pyetjeve te shqiptareve te karantuar kudo qe jane. Pervec kesaj kemi bere sensibilizim ku me dhjetra specialiste shqiptare nga Europa kane pregatitur nje vidiomesazh ne lidhje me coronavirusin dhe masat qe jane marre ne vendet ku ata jetojne dhe punojne.

* Si po përballet Gjermania me Covid-19 dhe cfare atmosfere mbreteron atje? Mund të na i jepni disa statistika rreth prekjes se njerezve nga koronavirusi ne Gjermani ?

Dr. Elona Meta-Haubrich: Mbi 3 mijë persona të shëruar nga koronavirusi në Gjermani Deri më tani është bërë testimi i mijëra personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Gjermani.

Dr. Elona Meta-Haubrich: Gjermania vendi ku un jetoj dhe punoj  me 82 milion banore ka aktivizuar ekspertet qe jane te pregatitur per katastrofa duke ndjekur platformen e isolimit te popullates dhe ruajtes se rregullave te shpallura nga organizata boterore e shendetesise per pengimin e perfapjes se virusit ku nese nuk do te zbatohen po te gjobohen deri ne 25.000 euro. Nderkohe ekspertet ne qendrat kerkimore po perpiqem intensivisht per gjetjen e vaksines kunder virusit. Gjendja aktuale eshte e tille qe deri tani jane 67.000 te infektuar dhe 701 te vdekur . Pandemia ka prekur te gjitha grupmoshat ku 45% ka prekur moshat nga 15 vjec deri ne 59 kurse 11% moshat nga 60 deri ne 80 vjece. Po eshte e vertete ne Gjermani jeton nje numer i konsiderueshem shqiptaresh deri tani nuk ka burime zyrtare per te infektuar shqiptare pas kerkimeve tona.

Ti i kthemi hallEve tona jeni te kenaqur me angazhimin e Shqiperise dhe Kosovës perballe koronavirusit . Faktkisht shqiptaret e dy shteteve jane mesuar me fatkeqesi te vazhdueshme duke filluar nga ato politike keshtu coronavirusi eshte nje e radhes jane bere te imunizuar. Izolimi e ketyre dy vendeve te vogla qe jane si lagje ne krahesim me Gjermanine ka sjell perfitime. Politikante tane ka shpetuar pasi eshte larguar vemendja prej tyre dhe po perqendrohet te Koronavirusi per disa muaj.

* Per fund zonja specialiste cili do te ishte mesazhi juaj, ne emer te AMFE (Albanian Medical Federation for Europe) pos atij qe t'i lajne duart mire, drejtuar ne rend te pare shqiptareve ne ballkan dhe Evropë?

Dr. Elona Meta-Haubrich:  Pervec higjenes do keshilloja:

1. Vazhdoni karantimin rigoroz ne shtepite tuaja dhe ruani distance ne daljet publike

2.Ruani qetesine emicionale dhe kaloni kohen ne karatine ne menyre produktive

3.Merrni  vitamine C ne doza te larta per forcimin e imunitetit qofte permes ushqimit apo tabletave.

4. Merrni ushqim proteinik dhe e lengje prej te pakten 2 litra/ dite

* Dhe ne fund zonja doktoreshe, si e shpjegoni fenomenin, apo hovin e ikjes se mjekve jo vetem nga Shqiperia (mbi 3000) por edhe nga Kosova drejt vendeve perendimore?! Pse po ndodhe kjo ikje keshtu?

Dr. Elona Meta-Haubrich: Ky largimi eshte vetekuptueshem pasi Shqiperia dhe Kosova kane mbetur peng e te se kaluar te hidhur dhe te tashmes se trishtuar dhe nuk po e marrin guximin te kalojne mbi nivelin e te qenurit i mbijetuar . Ne si mjeke akademike dhe humaniste po ndihmojme te huajt ne Europe ne lidhje me shendetin e tyre keshtu si mos te ndihmome vendin tone qe vuan prej vitesh dhe ka koken e ulur per arsye ekonomike. Keshtu integrimi i Shqiperise dhe Kosoves ne bashkimin europian si nder nder vendet me te vjetra te Europes eshte nje domosdoshmeri jetike. Te gjithe qytetaret jane te frustrar por edhe ata qe jetojne ne diaspore nga politikat e gabuara me pasoja te medha ne shoqeri, keshtu qe federata si nje strukture europiane e pavarur  nga politikat e dy vendeve me seli ne Gjermani eshte e mobilizuar fort per te lobuar ne Komisionin europian per Integremin e ketyre dy shteteve shqiptare ne EU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat