Italia po merr frymë, rrefimi i mjekut shqiptar: Reanimacionet po boshatisen. Dhurata për mjekët shqiptare

Diaspora

Italia po merr frymë, rrefimi i mjekut shqiptar: Reanimacionet po boshatisen. Dhurata për mjekët shqiptare

Më: 1 maj 2020 Në ora: 16:30
Genc Kapxhiu

“Kjo pandemi na mësoi se nuk duhet kurrë të ngelësh prapa por duhet të azhornohesh në çdo moment. Dhe nuk duhet neglizhuar asgje.” Mjeku shqiptar Genc Kapxhiu,  që punon në Itali tregon leksionin që mësoi pandemia e koronavirusit.

Ne nje intervistë për "Ditë e Re" Genci i cili ka punuar 6 vjet në spitalin e Durrësit tregon se ku dallohet mjekësia shqiptare dhe ajo në Itali

“Shqipëria është një shkollë jashtëzakonisht e fortë nga ana praktike, nga ana teorike jo. Në Itali ndryshon bëjmë shumë teori e më pak praktikë”

Tashmë Italia ka nisur të marrë frymë.

“Po shtohet shumë numri i të shëruarve dhe pak nga pak po bie numri i të vdekurve. Të gjithë reanimacionet po boshatisen. Nuk ka më shtretër të plotë dhe pandemia pak nga pak po eliminohet."  

Tani duhet të kemi kujdes për fazën e dytë pasi nuk mund të themi që virusi u zhduk.

Një dhuratë për mjekët shqiptarë

Genc Kapxhiu tregon se së bashku me mjekët e spitalit ku punon do të sjellin 1 mijë maska gratis për mjekët e urgjencës në Shqipëri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat