Batalioni Atlantiku viziton Junikun

Diaspora

Batalioni Atlantiku viziton Junikun

Nga: Beqir SINA - Junik - Prill 2019 Më: 6 maj 2020 Në ora: 16:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

JUNIK (Archive Prill 2019) : Ne diten e tret te vizites (e Merkur më 18 prill 2019), për vizitë në komunën e Junikut qendroi delegacioni i Batalionit Atlantiku, i cili eshte i përbërë nga ish-vullnetarë të Batalionit, anëtarë të fondit “Vendlindja Thërret” , për SHBA, dhe Kanada.

Se bashku me Batalionin Atlantiku jane edhe Gjeneral Skender Doci, veprimtarë të respektuar të komunitetit shqiptar në SHBA, keshilltari i Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kryetari i organizates Rrenjet Shqiptare, Marko Kepi, Ibrahim Qoku, e tjere, njofton Bota sot.

Me këtë rast, gjatë vizites se Komunes se Junikut, Kryetari i Komunës së Junikut z. Agron Kuçi me stafin e tij dhe qytetarët e Junikut dhe zyrtarët e lartë komunalë i bene nje pritje madheshtore Shqiptaro - Amerikaneve te UCK-es, pjestarve te Batalionit Atlantiku.

Komnadat Gani Shehu, dhe Uk Lushi jane nga Juniku, dhe si thane ata nuk kane perjetuar ndonjeher emocione te tilla ne vendlindjen e tyre, duke u takur se bashku me bashkeluftetaret qe luftuan ne kete zone deri ne Koshare.

Anëtarët e Batalionit shqiptaro-amerikan"Atlantiku" vizituan vendlindjen e komandantit të tyre z.Gani Shehu dhe bashkëluftëtarit z.Ukë Lushi, duke bere homazhe pranë lapidarit të Heroit Edmond Hoxha, dhe nderuan vepren e tij, e dëshmorëve dhe martirëve të luftës së fundit, duke u vlersuar lartë edhe kontributi i Junikut si vatër në sherbim të mobilizimit dhe përgaditjeve të luftës së fundit për liri.

Bajram Maloku qytetar i Junikut, shkruajti ne llogarin e tij ne rrjetin social Facebook : "Lavdi Heroive, Respekt bashkëluftetarve ! Respekt i nderuar Gani Shehu me shokë!

Per te pritur luftetaret nga Amerika - delegacionine Batalionit Atlantiku ne qender te qytetit kishte dale edhe sozia e Prisedentit Donald Trump -Dr. Ismet Habibi nga Juniku, i cili ka qene edhe nje perballje me Presidentin Hashim Thaqi ne kandidaturen e tij per President te Kosoves, i cili ka shkruar ne llogarine e tij ne Facebook : " “Band of Brothers” Bataljoni Atlantiku sot edhe në Junik duke festu 20 vjetorin! Ishte nder dhe kenaqesi te ju takoi sot me Bataljonin Atlantiku ne Junik miku im i madh Z. Uk Lushi. Respekte dhe nderime per gjithe Ju Luftetaret e Lirise. Rnofshi me Ameriken liridasheshe dhe demokratike- me ju bashk dhe pergjithmone me Ameriken e dashur!"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat