Specialistët e drogës me fermë kanabisi në Angli, si u kapen “kopshtarët” dhe “kuzhinieri” shqiptar

Diaspora

Specialistët e drogës me fermë kanabisi në Angli, si u kapen “kopshtarët” dhe “kuzhinieri” shqiptar

Më: 10 maj 2020 Në ora: 12:15
Si u kapen “kopshtarët” dhe “kuzhinieri” shqiptar

Policia angleze zbuloi një fermë të madhe kanabisi, që kapte vlerën e 825 mijë paundëve, ndërsa për të kujdeseshin tre shqiptarë, që banonin atje në mënyrë të paligjshme.

Më shumë se 2000 bimë ishin grumbulluar në një fabrikë të ngritur profesionalisht në Gateshead.

Njësia kishte bimë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes, të pajisura me ventilim dhe ujitje, ndërsa energjia elektrike merrej në mënyrë të paligjshme.

Kur policia goditi njësinë në shkurt, ata zbuluan të lashtat e mëdha – së bashku me “kopshtarët” Fatlum Alija dhe Fatbardh Selimi si dhe “dora e kuzhinës” Agim Isufi.

Gjykata në Newcastle dëgjoi se treshja ishte futur në vend në mënyrë të paligjshme, kishte shpresuar të gjenin punë të ligjshme, por ishin detyruar të punonin për gangsterët për të paguar shpenzimet e transportit. Një gjykatës tha se ferma do t’u sillte përfitime të mëdha.

Gjykatësi Tim Gittins tha: “Fitimi i kriminelëve që kryejnë këtë operacion ka të ngjarë të jenë matur në dhjetëra, nëse jo qindra mijëra paund.

“Sikur të mos realizohej ky operacion, sasi të mëdha do të kishin përfunduar në rrugët e veri-lindjes së Anglisë. Për pasojë, shumë njerëz do të ishin përfshirë në krim qoftë duke e konsumuar qoftë duke financuar blerjen”.

Ishte rreth orës 02:00 më 20 shkurt kur policia ralizoi hyrjen në njësi dhe gjeti fermën.

Kur të tre burrat u arrestuan, Selimi dha një deklaratë të përgatitur duke thënë se erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar në mënyrë të ligjshme, por duhej të ndihmonte me fermën e kanabisit “nga frika”.

Alija, 27 vjeç, Selimi, 42 vjeç dhe Isufi, 19 vjeç, të gjithë pa adresë fikse, u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit. Alija dhe Selimi u burgosën për dy vjet dhe Isufi u dërgua në një institucion të ri të shkelësve për 20 muaj.

Gjykatësi Gittins tha se është çështje e Agjensisë Kufitare të vendosë nëse dhe kur duhet të deportohen pasi të vuajnë dënimet e tyre.

Selimi, i cili ka një partner dhe fëmijë në Shqipëri, dhe Alija ishin duke punuar si “kopshtarë” ndërsa Isufi u siguronte ushqim atyre si punëtor i kuzhinës.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat