Arrestohen 11 persona për trafik droge në Itali, 3 janë shqiptarë - Bota Sot
Arrestohen 11 persona për trafik droge në Itali, 3 janë shqiptarë

Diaspora

Arrestohen 11 persona për trafik droge në Itali, 3 janë shqiptarë

Më: 12 maj 2020 Në ora: 08:43
Pamje nga aksioni

Policia italiane në Ravena ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 11 urdhër arreste, nga të cilët 3 janë shtetas shqiptarë.

Të arrestuarit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Në operacionin e koduar "Robbed Cheese" u angazhuan 50 forca policie, ndërsa janë kontrolluar shumë banesa dhe aktivitetet tregtare.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge, armë e para cash.

Rreth mesditës priten të zbardhen detajet e operacionit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat