Shqiptari me kokainë i arratiset Policisë, përplaset në autostradë dhe plagos nënën me 2 fëmijë

Diaspora

Shqiptari me kokainë i arratiset Policisë, përplaset në autostradë dhe plagos nënën me 2 fëmijë

Më: 14 maj 2020 Në ora: 18:47
Policia italiane

Një 32 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me 9 kg kokainë. Mediat italiane shkruajnë se i riu, udhëtonte me një Volvo V70 nga Holanda në drejtim të Brescia.

Pasi u pikas nga policia e trafikut në Verona, iu bë me shenjë që të ndalonte, por shqiptari u përpoq të arratisej duke shkaktuar aksident dhe trafik në autostradë, derisa furgoni që drejtonte nuk mund të ecte më për shkak të bllokimit të rrugës.

Në bordin e njërit prej automjeteve të aksidentuar ishte një nënë me dy fëmijët e saj të vegjël, të cilët përfunduan në urgjencë, por fatmirësisht vetëm me plagë të vogla.

Pas kontrollit, Policia zbuloi se duke lëvizur një seri butonash, hapej parakolpi i përparmë dhe brenda në një fund të dyfishtë kishte 9 kilogramë kokainë.

Drogë që do të kishte dhënë deri në një milion e gjysmë euro, do të pritej dhe do të shpërndahej për klientët. Korrieri i ri u arrestua dhe u burgos për trafik ndërkombëtar droge. Ai preferoi të heshte përpara hetuesve, duke mos dhënë kështu detaje për rrjetin me të cilin mund të jetë përfshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat