Kanada - Shkolla shqipe vazhdon mësimin online - Bota Sot
Kanada - Shkolla shqipe vazhdon mësimin online

Diaspora

Kanada - Shkolla shqipe vazhdon mësimin online

Nga: Beqir SINA - New York Më: 22 maj 2020 Në ora: 14:24
Kanada - Shkolla shqipe vazhdon mësimin online

ONTARIO CA:  Mësimi i gjuhës dhe kulturës shqiptare nga Shkolla Shqipe në Hamilton, Ontario të Kanadasë vijon online, në ndërveprim me nxënësit e prindërit e tyre, shkruan në faqen e saj në Facebook, Shkolla Shqipe - Mësimi Plotësues - Hess Street School HamiltonLike Page

Ata thonë se në këtë situatë të vështirë mësimi online është mënyra që shumë mësues kanë vendosur për të bashkëvepruar me nxënësit e tyre. 

Duke qenë sa më të sigurt në shtëpitë e tyre nxënësit dhe studentët po përpiqen që koha e tyre të jetë sa më produktive. 

Shkollat shqipe në Diasporë janë përpjekur që të vijojnë programin rregullisht duke u përshatatur me rregullat e reja të vendosura për shkak të pandemisë. 

Shkolla Shqipe - Mësimi Plotësues - Hess Street School Hamilton thotë se ata po mundohen me këtë mënyrë që fëmijët shqiptarë kudo që janë të mësojnë gjuhën shqipe. 

Po ashtu njoftohet se Qendra e Botimeve për Diasporën, ka nxjerrur në internet fjalorin dygjuhësh për fëmijë është konceptuar për fëmijë të moshës deri në 6 vjeç dhe shoqërohet me ilustrime të përzgjedhura me kujdes për t’i qartësuar dhe për t’i konkretizuar edhe më shumë fjalët duke i bërë ato edhe më të kuptueshme për fëmijët.

Ky fjalor synon t’u japë fëmijëve të Diasporës një lëndë të pasur për të përmirësuar njohuritë e tyre në gjuhën shqipe, por gjithashtu mund të jetë shumë i vlefshëm edhe në procesin e mësimdhënies, shkruan Qendra e Botimeve për Diasporën,.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat