Për aq kohë sa do ketë njerëz në nevojë, do të ketë dhe njerëz humanë!

Diaspora

Për aq kohë sa do ketë njerëz në nevojë, do të ketë dhe njerëz humanë!

Më: 22 maj 2020 Në ora: 21:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Duke ditur gjendjen ekonomike në Kosovë, shqiptarët në Diasporë gjithmonë kanë shprehur ndjeshmërinë dhe gatishmërinë për t’u ardhur në ndihmë bashkëkombasve të tyre e më së shumti familjeve me kushte të rënda ekonomike.

E tillë ishte dhe nisma e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, Dega e Zvicrës e cila me mbledhjen e kontributeve nga anëtarë e dashamirës të saj, ju erdhi në ndihmë rreth 52 familjeve, duke ju ofruar ushqime, këto ditë të shenjta të Ramazanit, në prag të festës së Bajramit.

Kryetari i Degës së Zvicrës, z. Elias Mustafa dhe nënkryetari z. Sutki Hulaj ideuan këtë nismë dhe për rreth dy javë mundën të mbledhin një shumë modeste prej 3150 euro, shumë e cila u përdor për blerjen e ushqimeve.

Ditën e Premte, më dt 22-05-2020, nënkryetari i degës së Zvicrës, njëkohësisht dhe zëdhënës shtypi i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, z.Sutki Hulaj, i shoqëruar nga aktivistë e donatorë, ka kryer shpërndarjen në komunat e Deçanit, Pejës, Junikut dhe Istogut.

Aktiviteti human u përcoll dhe prej Radio-Televizionit (RTK).

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar (LEASH) përgëzon degën e Zvicrës, falenderon të gjithë anëtarët e dashamirësit e LEASH për gatishmërinë dhe kontributin e tyre!

LEASH do të jetë gjithmonë organizatore e nismave të tilla dhe përkrahëse e aktiviteteve të ngjashme.

Zyra e Shtypit LEASH

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat