Ambasada e Kosovës në Itali me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Diaspora

Ambasada e Kosovës në Itali me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Më: 27 maj 2020 Në ora: 19:12
Ambasada e Kosovës në Itali

Ambasada e Kosovës në Itali përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se fluturimi i posaçëm për riatdhesimin e shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali, do të realizohet më 31 maj 2020 në ora 13:55, nga aeroporti i Milano ‘Malpensa’ në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Për detaje teknike/administrative të këtij fluturimi, ambasada fton qytetarët që të kontaktojnë kompaninë “Air Prishtina”, e cila është përgjegjëse për garantimin e këtij udhëtimi, kostot përkatëse dhe çdo shërbim tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat