Zgjedhjet e lira për deputeten shqiptare në parlamentin kroat

Diaspora

Zgjedhjet e lira për deputeten shqiptare në parlamentin kroat

Nga: Asdren Djokaj Më: 28 maj 2020 Në ora: 15:52
Ermina Lekaj Perlaskaj

Zgjedhjet e reja Parlamentare në Kroaci do të mbahen në 5 korrik 2020. Ato do të vënë në prove edhe një herë maturinë dhe mençurinë e shqiptarëve, unitetin dhe dinjiteti tonë si komb. Me këtë rast, Këshilli i Pakicës Shqiptare te prefektures së Splitit dhe Dalmacisë u bën thirrje të gjithë bashkëkombasve që jetojnë në Split dhe Prefekturen e Splitit dhe ne mbare Kroacinë të bashkojne votat e tyre pa dallim feje apo ideje politike, për të rizgjedhur si deputete Ermina Lekaj Perlaskajn.

Para 4 vitesh, Ermina Lekaj Perlaskajn është e para përfaqësuese e komunitetit shqiptar që është zgjedhur si deputete në Parlamentin Kroat.

Këshilli i Pakicës Shqiptare të prefektures së Splitit thotë në një deklaratë se projektet që ajo ka realizuar këto katër vite, në dobi të Kosovës e Shqipërisë janë më të mëdhatë e kryer në 20 vite. Ne si bashkësi e pakicës Shqiptare per her te parë e fituam zyren ton nga qyteti i Splitit, për herë te par kemi një fond shum te mirë nga këshillët e qytetit dhe Prefektures ku të gjithë se bashku festojm festat kombëtare, ditët e kulturës, ora letrare e shum të tjera.

Këshilli u bën thirrje shqiptarëve të Kroacisë që të shmangin ndasie dhe të votojnë për të pasur përfaqësuesen e tyre në Parlament.

“Këtë radhe situata nuk është dhe aq e lehtë, pasi pakicat e tjera kombëtare, si ato boshnjake e te tjera janë më të shumtë në numër dhe janë fuqizuar, por besojmë shumë se ne të gjithë se bashku do të Jemi unik pa dallim feje që votën e tyre ta hedhin për deputeten tonë të nderuar, e cila këto katër vite me punën dhe arritjet e saj na ka bërë të gjithëve të ndjehemi krenarë që përfaqësohemi aq denjësisht nga kjo intelektuale e mirëfillte, aktiviste e palodhur dhe shqiptare e mençur. Ermina na ka bërë e do na bëjë krenar kur ta degjojmë serish zërin e saj aty në atë sallë me 151 deputetë në parlamentin e Kroacisë tek rrezaton mençuri dhe shqiptari te pashoqe. Vota jone për Erminen është obligim, detyrë morale dhe qytetare. Ndaj le ta kryejmë këtë obligim. Kjo nuk është për Erminen është, mbi të gjitha, nder dhe detyrë për çështjen tonë kombëtare shqiptare.

Kryetari i këshillit te pakices Shqiptare  te prefektures së Splitit dhe Dalmacis: Asdren Gjokaj

Kryetari i këshillit te pakices Shqiptare te qytetit te Splitit : Smajl Begu

Kryetar i bashkesis Shqiptare e Splitit dhe Dalmacis: Milaim Shuki

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat