Vdes nga koronavirusi një fëmijë, udhëtoi nga Maqedonia në Zvicër

Diaspora

Vdes nga koronavirusi një fëmijë, udhëtoi nga Maqedonia në Zvicër

Më: 29 maj 2020 Në ora: 21:41
Foto Ilustrim

Një fëmijë ka humbur jetën në Zvicër pasi ishte infektuar nga virusi Covid-19.

Raportohet se fëmija ndërroi jetë në spitalin e Zyrihut, pasi ishte transportuar atje nga spitali i kantonit Aargau ku edhe jetonte.

Mësohet se fëmija ishte infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ku kishte shkuar me prindërit para pak javësh dhe ishin kthyer sërish në Zvicër, sikurse njoftoi rrjeti televiziv kombëtar SRF.

Autoritetet shëndetësore në kantonin e Aargaut kanë deklaruar për mediat se foshnja kishte vdekur nga një “sëmundje e rëndë neurologjike”, e cila mund të shkaktohet nga shumë lloje të viruseve.

Foshnja që ende nuk kishte mbushur 1 vjeç, ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitive për koronavirus. Por nëse edhe Covid-19 është shkaku i vdekjes është ende e paqartë dhe tani po hetohet në këtë drejtim.

Stefan Kuster, tha se vdekja e foshnjës nuk duhet të ndryshojë vlerësimin e deritanishëm rreth trajtimit të fëmijëve, nuk duhet të ketë ndikim në hapjen e shkollave dhe as në kujdesjen e gjyshërve për nipërit dhe mbesat, që është lejuar sërish, ditë më parë.

“Ne e dimë që fëmijët mund të infektohen”, ka thënë Kuster. Sakaq njoftohet se edhe dy fëmijë të tjerë janë infektuar në Basel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat