Takim pune me shefin e GP të VV në Parlamentin e Republikes së Kosoves

Diaspora

Takim pune me shefin e GP të VV në Parlamentin e Republikes së Kosoves

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 16:13
Foto nga takimi

Në përmbushje të detyrave dhe synimeve të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, siç është dhe njohja institucionale e Organizatës, nënkryetari i LEASH (dega Zvicër), njëkohësisht dhe zëdhënës shtypi për LEASH, z. Sutki Hulaj, organizoi një takim pune me Kryetarin e grupit parlamentar të partisë Vetëvendosje, z. Rexhep Selimi.

Në këtë takim veçmas prezantimit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, punës së deritanishme dhe projektet për të ardhmen, u diskutua dhe mbi disa çështje problematike si, e drejta e votës së shqiptarëve në Diasporë, njohjen e sigurimeve të mjeteve dhe kartonin e gjelbër, angazhimin e plotë të institucioneve për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë si dhe u diskutua mbi ngërçin politik e atë ekonomik pas krizës së shkaktuar nga pandemia.

Image

Takimi me z. Rexhep Selimi, është një nga takimet që do të vijojë me të tjerë, duke përcjellë dëshirën e gatishmërinë e Leash për bashkëpunim e reciprokitet me Kosovën e Shqipërinë zyrtare, me përparësi mbarëvajtjen e raporteve Diasporë-Atdhe dhe jo pozitave e kaheve politike. Zyra e shtypit Leash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat