Rikard Ljarja - In-Memoriam

Diaspora

Rikard Ljarja - In-Memoriam

Mr. Nikollë Shabani Nga Mr. Nikollë Shabani Më 2 qershor 2020 Në ora: 23:21
Rikard Ljarja

Veprat e artistit nuk vdesin kurrë, ato i japin shpirt dhe inspirim gjeneratave që vijnë pas njëra tjetrës...!

Shkruan:Nikollë Shabani, magjistër i shkencave juridike. Doktorant, aktivist dhe udhëheqës i disa Asociacioneve dhe Shoqatave shqiptare në diasporë.

Aktorin Rikard Ljarjen e kisha në rrethin e shokëve të veçantë,për herë të parë u takuam në Tiranë në vitin 1992, dhe qysh nga ai moment mbetem shumë të afërt me njëri tjetrin.

Duke rrugëtuar nga Gjermania, mora pjesë në përshëndetjen e fundit mepresidentin Rugova, me krye-parlamentarin, Pjetër Arbnorin, kryelobuesin Mikel Kuzhninin dhe të tjerë, ashtu desha të bëjë edhe për Rikardin e madh, por këtë na e pengoj epidemia-Covid 19. Për këtë, me konsiderata të veçanta po e kujtojmë në katër-dhjetë ditshin e amshimit të tij, ditë kjo qësivjet koinçidon me festën e Rrshajve, festë që e festonin të parët e Rikardit, kur jetonin në Ljare, si festë e shtëpisë. Përveç që në një të ardhme të shpejt do t’i bëjmë homazh tek varreza e tij bashkë me shoqërinë tonë nga mërgata, Ulqini dhe Tivari, dhe në vendbanimin e të parëve të tij në Ljare/Komuna e Tivarit,do t’i mbajmë një Meshë Drite-in Memoria me meshtarin shumëvjeçar të kësaj Famullie, Don Fran Markiqin nga Kllezna.

Shpresojmë edhe në pjesëmarrjen e arqipeshkvit të Tivarit, Monsinjor Rrok Gjolaj si dhe arqipeshkvit nëpension, Imzot Zef Gashi. Me këtë nderim dëshirojmë t’i japim kujtimin e merituar, por njëkohësisht t’i forcojmëedhe familjaret, si bashkëshorten Marjetën,djalin Leandrin, vajzën Lorenën, motrën Ernesten dhe gjithë kolegët, shokët dhe miqtë e tij. Rikardi pastëpaqen me Zotin/Dritën e pasosun,ai do tëmbetet përherë në zëmrat tona.

Image
Rikardi në mesin e familjarëve: djali Leandri, bashkëshortja Marjeta, vajza Lorena me djalin Dionin dhe motra Ernesta.
Image
Unë, Nikollë Shabani dhe Rikard Ljarja në sallën e Kongreseve, 1995

Me Rikardin u njohëm përmes TVSH-së, por fizikisht u takuam me 1992. Ne, në Ulqin si dhe gjithë shqiptaret jashtë Shqipërisë amë,fshehur e shikonim TVSH, babai im Pjetri, me një antenë të modifikuar në formën e germës “T“ në tavan brenda pullazit, për mos me u parë nga jashtë antena si dhe kahja e saj, shpeshherë duhej ta sillnim për t’i kërkuar valët e Televizionit shqiptar, mbasi që UDB-a jugosllave jepte urdhra të shpeshta për t’i penguar valët televizive nga Shqipëria, dhe kur i gjenimato, përherë në shumicën e rasteve qëllonim duke u shfaqur filmat shqiptar me Rikardin aktor, dhe në shtëpinë dhe lagjen tonë, filluam të thonim me simbolikë, se po shkojmë me pa Rikardin.Madje edhe gjatë të dielës e lenim lojën e topit në livadhin e Profesor Hamdisë për të parë filmat e drekës si dhe për mos ta kuptuar të gjithë se po shkonim ta shihnim TVSH-në, saqë një malazias na pyeti me një rast: „Po sa shpesh po iu vjen ky Rikardi, hajde ta vazhdojmë lojën“, por ne e bënim tonën si përherë.

Në vitin 1990 unë kisha filluar të punoj në Gjermani për një Fondacion ekonomiko-kulturor dhe isha kompetent për vendet e Evropës Juglindore. Ma datën 11 Prill 1992 shkova në koncilin e mëngjesit tek fondacioni dhe gazetëntime të abonuar në shqip „Rilindja“, e cila vinte 2 ditë me vonesë,sapo e solli postieri isha duke e hapur, në ballinën e saj pashë një foto të Presidentit të parë të demokracisë në Shqipëri, Dr.Sali Berisha, me tekstin me përmbajtje që ma mbushi zemrën nga gëzimi. Kryesuesi i fondacionit më vërejti dhe më pyeti,se çfarëpaska „Rilindja“ jote sot aq të veçantë. Është emrii Presidentit të demokracisë në Shqipëri, një kushëri i imi, ja ktheva unë, kushëri vetëm nga prejardhja malësore që e kemi me të. Bukur tha ai,na trego diçka për Shqipërinë tënde, pasi elaborova një përshkrim të spikatur ai me tha; „Shko atje dhe na e përgatit një takim pune dhe ne po vijmë të shohim se me çfarë veprimtarie mund të fillojmë në Shqipëri“ !

„Hynë fjalë nga dole“ i thash vetes dhe u nisa për në Shqipëri, procedura ishte e komplikuar. Më në fund pas shumë vizave e lejeve të ndryshme, pas ca ditëve u nisa për në Han të Hotit. Kalova doganën jugosllave, me tëhyrë në Shqipëri u desh të plotësoj njëformular hyrës dhe tjetrinpër dalje. Më në fund mbërrita në Shkodër, ku nga nëna Liza moraporosinë që t’i takoj kushërinjtë tonë, të cilët ajo i kishte takuar gjatë një vizite në kohën e qeverisëtransitore të Ramiz Alisë. Duke bërë xhirot e para në Shkodër filloi të bie terri dhe me dy kushërinjtë e mi Agustin Vatën, Ing.i parkut tëautobusëve në Shkodër dhe Anton Lekën, gjatë demokracisë,kryetar me vite i Dhomës së tregtisë në Shkodër, kaluam rrugës pranëdyqanevetëreja drejt hotel “Rozafës” dhe teatrit “Migjeni”, ku vetëm një dritë në tërë atë shesh shëndrriste, policët bënin roje nëpër qytet me biçikleta pa uniforma.Unë iu rrëfeva për qëllimin e vizitës time. Me këtë plan u nisëm të nesërmen për Tiranë,në maj 1992, duke udhëtuar rrugës bisedonim se si i kemi shikuar emisionet e TVSH etj. Me të arritur në Tiranë u parkuam tek Hotel “Dajti” dhe u drejtuam tek kafeneja „Tajvani“, në mes të lulishtes. Augustini më thotë; shikoje Rikardin a donë ta takosh, po i thash dhe kështu kafen e parë e pimë me Rikardin dhe kushërinjtë e mi në Tiranë. Rikardi mes tjerash, më pyeti, a kam ardhur për ndonjë punë, apo vetëm me u takuar më të afërmit?I tregova gjerë e gjatë qëllimin dhe ai më thotë: „Oh e ke njëfat ti, sapo është emëruar Sekretar i përgjithshëm i presidentit, një shkodran i joni, Kolec Topalli. Hajde t’i shkojmë njitash të shpija“. Mbërritëm dhe Rikardi e thirri duke i thënë, dil njëherë. Nga një derëe oborrit me kapak të drurit doli një burrë i madh: „Ejani brenda“, jo i thotë Rikardi, por kemi punëme Sekretarin K.Topalli, ai e kuptoj rëndësinë e takimit dhe më tha të lajmërohem para Presidencësnë ora 9:00h. Të nesërmen mbërrita në Zyrën e Sekretarit dhe prisja te hyja tek presidenti Berisha.Isha i emocionuar për shumëçka, po e takoja për herë të parë një president, atëtë popullit tim, presidentin e demokracisë, dhe me vete po sjellja një projekt investimi në shtetin amë etj etj, një fytyrë më shkonte një mëtjetër më vinte. Atë kohë isha 28 vjeç.

Në atë moment me thotë Prof. Kolec Topalli,eja se Presidenti po të pret. Më të hyrë në atozyra me dyer të larta deri në tavan, na u takuan shikimet me Sali Berishën, dhe si duket ai e vërejti shqetësimin tim emocional, dhe pa ia zgjaturmirë dorën më tha: „Hajde Nikollë,si i kena punët andej nga Ulqini?“, mua mu shliruan krahët, më shëndrriti fytyra dhe fillova bisedën, sikur të ishim takuar shumë herë më parë.I rrëfeva fillim e mbarim qëllimin dhe rolin tim. Ai më tha: „Nikollë, është fakt, ti ke ardhur tek kushërini yt dhe çdo herë e ke derën e hapur, për këtë punë do ta jap personinkompetent, mbasi ju e keni projektin bujqësor, ekonomik dhe kulturor me vete, në Ministrinë e bujqësisë, takoni Rexhep Ukën, i cili njëkohësisht është edhe zëvendës/kryeministër i qeverisë, por për çdo rast mund të më lajmërohesh prapë“. Këtu fillojë një kapitull i ri në veprimtarinë time, në dhënien e kontribut tim ndaj atdheut dhe popullit tim, duke i falënderuar përshpejtimin e procedurës, veçanërisht Rikardin.

Më vonë ka vazhduar kontributi im personal për qeverinë e Kosovës në Exil, deri tek kontributi direkt i UÇK-së dhe arritjes së pavarësisësë Kosovës..!

Image
Delegacioni i fondacionit: Nikollë Shabani, Walter Biener, W.Schmolz, E.Kill në takim tek Ministri-zëvendës/kryeministri Rexhep Uka. 1992

Në maj të vitit 1993, në kuadër të projekteve kulturore të Fondacionit, përgatitem “Javë shqiptare” në Bibliotekën e qytetit në Ludwigshafen, me fokus qendror prezantimin e filmave të Rikardit, siaktor dhe regjisor. Aftësia artistike e një krijuesi të madh, siç ishte Rikardi shëndërriste në mesin e publikut gjerman, ai ndjehej tejet i kënaqur, për një moment me pëshpëriti një thënie të babait të tij Karlos, si shenjë simpatie familjare për kulturën dhe popullin gjerman.Vizitorët gjerman gjenin një thesar informacioni të paparë në përgjigjet dhe qëndrimet që iparaqiste Rikardi për Shqipërinë dhe shqiptarët, si dhe për artin kinematografik dhe vet kulturën e pasur të aktorëve të saj.

Ky ishte një prezantim i parë kulturor pas pluralizmit shqiptar, drejtuar publikut gjerman, manifestim të cilin e publikuan mediat vendore,duke i dhënë lavdata të veçanta, siç u veçuan edhe publikimet tjera në mediat përtej Atlantikut, të cilët ishin poashtu të pranishme në këtë eveniment.

Një takim me bashkatdhetarët shqiptarë u bë në restorantin „Hacienda Mexicana“ në Mannheim,të cilin e menaxhonte një ulqinak i yni, Blerimi i Dulit Hollaj, mandej u takuam aty me Franin e Lekës Makaj, Nikollë Shkreli/kompania „Eurotours“, Idriz Hoti, Zef Kabashi, Ndue Çeta, Hisen Emini, Frani i Dedushit, Shkrela etj. Rikardi e solli një Shqipëri të 50 viteve më parë në Gjermani edhe për ne mërgimtarët, si dhe për shumë gjerman të cilët ende sot rrëfejnëpër takimet me të, siçbashkë ndjejnësot pikëllimin tonë për Rikardin. Rikardit iu organizuan disa mbrëmje për nderë të tij gjatë qëndrimit në Gjermani, dhe në një nga këto mbrëmje një nga kryesuesit e fondacionit, z.W.Schmolz fillojë ta ngacmonteqë të shihte sa është njohuria e Rikardit në kulturë, dhe ai e hapi një bisedë për Leon Faucher nga Kryeministri deri në ministër i brendshëm tek disa qeverive në Francë, nga viti 1848 e deri me 1851. Rikardi jo vetëm që fillojë t’i flas për Fauchen si personalitet pushtetar, por ai i foli edhe për dashnoret e tij.

Zotëri Schmolz u çua në këmbë dhe ia dha dorën në shenjë respekti për aftësinë e tij intelektuale, dhe kjo na bëri që ne të mburremi edhe më shumë si shqiptarë. Rikardi u miqësua me shumë gjermanë gjatë kësaj vizite, por një përshtypje të veçantë i bëri nikoqiri, i cili Rikardin e priti në shtëpinë e tij, Z. Bernd Röber, dhe Rikardi, kur unë shkoja në Tiranë e përmendte bibliotekën të cilën Berndi e posedonte në shtëpinë e tij, e cila, thoshte Rikardi:”Oohhu ajo bibliotekë ka më tepër libra se sa biblioteka e Tiranës!”

Image
Shkëputje nga revista të shumta në Mars 1993 Unë, Nikolla me Rikardin 1992

Me këtë rast, dua të veçoj se rrethit të miqve të cilët më mungojnësot në Tiranëiu shtua edhe Rikardi, siç është mungesaebacit Pjetër Arbnorit, e Thimi Nikës, e Bujar Muharremit, Kolec Topallit, etj., etj.

Në vitin1995 në Tiranë u mbajt Kongresi i Parë dhe i vetëm i Partisë Demokristiane Shqiptare në Shqipëri, Kongresi i Unionit të Demokristianëve të Shqipërisë, Kosovës, Mërgatës shqiptare nga Gjermania, Zvicra dhe SHBA, si dhe mbarë trevat shqiptare. Nga Shqiptarët e Malit të Zi kishte ardhur Kryetari i shoqatës humanitare „Nënë Tereza“ në Ulqin, njëkohësisht dhe Kryetar i Partisë UDSH/ në MZ, Prof.Bajram Rexha, i shoqëruar me magjistër Gjergj Pepgjonin.Nëtryezë e ftuam dhe Rikardin gjatë darkës dhe filluam një bisedë gjerë e gjatë për vendlindjen e të parëve të Rikardit në Kraje/Ljare. Rikardi na tregonte ndodhi për anët e asaj trevetë cilat i dëgjonim për herë të parë, e që Rikardi i kishte të trashëguara gojarisht nga të parët e tij. Këto biseda m’i kujtuan edhe kryesuesit e Lidhjes Demokratike në Mal te Zi, Prof.Mehmet Bardhi, Prof.Tahir Pereziqi, Prof.Ibrahim Ceka etj. Kur Rikardi kishte vizituarKrajen/Ljaret e të parëve të tij me ftesën e LDnëMZ, ai kishte ndaluarqë t’i vizitojë prindërit e mi në Ulqin, edhe pse unë isha në Gjermani, sepse ai ka ditur të nderojë dhe ta bëjë respektin e duhur arbëror, ka kenë një shok i vërtetë dhe do mbetet përherë i dashtun në zemrat tona!

Image
Në foto: 1. Nikollë Shabani, 2. Prof.Bajram Rexha, 3. Mr.Gjergj Pepgjoni, pjesëmarrës në Kongresin e Unionit të Partisë Demokristiane Shqiptare në Tiranë, 1995.

Një natë dimri në vitin 1997 e kaluam tek lokali pranë piramidës, duke shoshitur shumë tema të kohës dhe jetëssë atyre ditëve. Rikardi, poashtu ndau kohën dhe erdhidisa herë në Ulqin.Rikardi, kallëzimet m’i rrëfente shpeshherë nga burime të shkruara, pro po iu veçoj rrëfimin e vuajtjes nën komunizëm të meshtarëve si Konrad Gjolaj, Dedë Malaj, Engjell Kovaçi, Mati Fishtës, Marjan Prelaj, Atë Shtjefen Pistulli, Zef Pllumbi, Antonin Fishtës, Zef Oroshit etj, ndodhi të cilat lidhen poashtu me anën e trevave tona shqiptare në MZ.

Ishte koha kur këta klerik shqiptar të robëruar nga regjimi i komunizmit shqiptar dhe jugosllav, kërkonin lidhje me Perëndimin, veçanërisht me Vatikanin. Atë Gjolaj dhe Don Malaj në fillim të 1954 përgatisin një letër për ta dërguar në Vatikan dhe pasi që posta e rregullt nuk ishte e sigurt, ata kërkojnë një rrugë përmes fshatit Dajç në breg të Bunës deri në Mal të Zi, në fshatrat Shën Gjergj dhe Reç, ku shërbente meshtari kroat, Don Ivo Bozhiqi, duke besuar se në atë kufi bëhej shumë kontrabandë dhe se një letër nuk do u bie në sy. Me këtë letër dëshironin të informonin më qartë Vatikanin për mosnënshkrimin e Statutit, të marrin udhëzime dhe t’i kërkonin vajrat e shenjtë, pasiqë nuk besonin në ligjshmërinë e kremtimit ipeshkvnorë për shugurimin e këtyre vajrave nën sistemin komunist. Don Ivoja, kurrë nuk e nisi këtë letër në Vatikan, por e dorëzoi tek sigurimsat e shtetit jugosllav dhe shqiptar, çfarë u vërtetua edhe gjatëseancës gjyqësore, ku dolën në pah elemente dhe dëshmi të cilat e vërtetuan, se nga erdhi tradhtia. Përveç meshtarëve Malaj, dënim me vdekje, Gjolaj dënim me 25 vjet burgim, u dënuaedhe korrieri i letrave, Lazër Simoni me 20 vjet heqje lirie. Poashtu, edhe një rast, Don Ivoja ndërpreu një aksion të fshatarëve tëdy Reçavenë breg të Bunës, kur trimat e vendit vendosen bashkërisht ta djegin Malin e Brisë me të gjithë malazezet që jetonin aty, ai e nisi shërbëtorin e vet që e kishte në Shëngjergj me damixhan me marrë venë tek Malabrijësit malazez, dhe në tapë të damixhanit përbrenda vendosi një letër dhe i njoftoi Malazezët e Malit të Brisë për sulmin e planifikuar..!?

Ka shumë detaje dhe hollësi të cilat Rikardi na i tregonte dhe njeriu e fitonte një ndjenjë, se në këtë moment po shikoje një film të vërtetë,ku shpalosej heroizmi i shqiptarëve në këto anë, por në fund e thoshte: „Lisi e ka më se vështiri, kur e çan pyka e vet “..!

Image

E nderuara familje Ljarja, të nderuar farefis, shokë, kolegë dhe miq të Rikardit, po e përfundoj këtë In Memoriam për aktorin tonë të madh, Rikard Ljarjen, me fjalët plotë dhimbjenë ditën e varrimit tëtij,që i tha djali i tij Leandri: „Nuk të them dot lamtumirë“!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat