Jehona e peticionit dhe protestave në Kosovë në gazetat zvicerane: Presidenti i Kosovës po minon demokracinë!

Diaspora

Jehona e peticionit dhe protestave në Kosovë në gazetat zvicerane: Presidenti i Kosovës po minon demokracinë!

Nga: Nefail Maliqi Më: 7 qershor 2020 Në ora: 20:06
Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti

Gjenevë 7 qershor -Kjo ndodhë vetëm ne Kosovë: Bëhet qeveri pa zgjedhje: “Politikanin me popullor shqiptar Albin Kurti e detyruan ta lë postin e kryeministrit të Kosovës...”, “Ish partneri i tij Avdullah Hoti tani është zgjedhur si kryeministri i ri”... janë këta vetëm disa titujt në gazetat zvicerane duke shkruar për zhvillimet dramatike ditëve të fundit në Kosovë.

20Minuten: Presidenti i Kosovës po minon demokracinë!
20Minuten: Kosovos Präsident hebelt die Demokratie aus!


“Presidenti i Kosovës po minon demokracinë” («Kosovos Präsident hebelt die Demokratie aus») është ky titulli gazetës më të madhe në Zvicër 20minuten ku shkruan se “Qeveria në Kosovë u zëvendësua - pa pëlqimin e qytetarëve shqiptarë. Ata kane zemëruar jo vetëm popullaten në Kosovë por edhe diasporën shqiptare në Zvicër, transmeton gazeta "Bota sot" nga Zvicra.

Sipas gazetës "20Minuten" komuniteti kosovar ne Zvicër është i zhgënjyer shumë me zhvillimet në vendlindjen në tyre. “Këto janë ditë të trishtueshme për demokracinë tonë" ka thene per gazeten zvicerane Shkumbin Gashi.


20Minmuten: Tani është nisur një peticion duke kërkuar zgjedhje të reja

Sipas gazetës zvicerane "Partia e majtë Vetëvendosje e Albin Kurti doli fitimtar në zgjedhjet në tetor 2019. Kurti u zgjodh Kryeministër nga Parlamenti në 3 shkurt dhe ishte një nga aktet e tij të para për të ulur pagat e qeverisë. Megjithëse popullaritetin në rritje në mesin e njerëzve, qeveria e koalicionit me partinë e LDK nuk zgjati shumë: Kur Kurti shkarkoi një nga ministrat e saj për shkak të mosmarrëveshjeve se si të merrej me krizën e Corona, LDK tërhoqi besimin e tij në 25 Mars."

Me pastaj gazeta zvicerane ka shkruar ca fjale edhe për personalitetin e Hashim Thaçit duke shkruar se "Thaçi është president i Kosovës që nga viti 2016. Në prill të vitit 2020, vetëm 18.7 përqind e popullatës kosovare ishte e kënaqur me punën e tij ("Im April 2020 ëaren gerade mal 18,7 Prozent der kosovarischen Bevölkerung mit seiner Arbeit zufrieden. Thaci lebte von 1994 bis 1998 in der Schëeiz") Thaçi jetonte në Zvicër nga 1994 deri në 1998.

gazat ne fjale ne vazhdim ka shkruar se presidenti Hashim Thaçi, para ca ditësh angazhoi Avdullah Hotin nga LDK për të formuar një qeveri të re. Përkundër kritikave, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli emërimin të ligjshëm, dhe të mërkurën Hoti u zgjodh kryeministër i ri me shumicë të rrallë dhe vetëm një votë në parlament. Kurti luftoi kundër formimit të qeverisë së re dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja.

Njerëzit duan ndryshim, presioni do të rritet. Ky presion mund të shihet edhe në një peticion në internet që filloi në fillim të qershorit dhe bën thirrje për zgjedhje të reja: mbi 55,000 njerëz e kanë nënshkruar atë tashmë.

Shqiptaret mobilizohen ne Zvicër. Gazeta zvicerane për Albin Kuritin dhe peticionin prej 55.000 nënshkrimesh drejt protestave për rrëzimin Qeverise kukull "Hoti" pas të cilës qëndron hije e zezë Hashim Thaçi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat