Arrestohet në Itali shqiptari, autor i vrasjes makabër. Si u gjet në pyll i ekzekutuar Besnik Metaj - Bota Sot
Arrestohet në Itali shqiptari, autor i vrasjes makabër. Si u gjet në pyll i ekzekutuar Besnik Metaj

Diaspora

Arrestohet në Itali shqiptari, autor i vrasjes makabër. Si u gjet në pyll i ekzekutuar Besnik Metaj

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 14:15
Besnik Metaj

Shkatërrohet banda italo- shqiptare me aktivitet në trafikun e drogës. Mes të arrestuarve është dhe një shqiptar i lidhur me Ndranghetan kalabreze e autori i vrasjes më 2017 i shqiptarit Besnik Metaj.

Autoritetet policore italiane të Trevizos e Komos kanë ekzekutuar 5 masa ndalimi me burg, 1 arrest shtëpie  e 12 kontrolle banesash ndaj anëtarëve të një grupi kriminal që trafikonte marijuanë, kokainë e anfetamina nga Shqipëria, Gjermania,  Britania e Madhe e  Rumania drejt Italisë. Pasi mbërrinte në Itali lënda narkotike tregtohej në rajonet Lombardi e Veneto.

Mes të arrestuarve është një shqiptar nga Kopliku i konsideruar anëtar i klanit Ndranghetist me veprim në qytezën Erba të Komos e drejtuar nga familja mafioze "Varca–Crivaro“. 

Ai është autori i vrasjes së shqiptarit Besnik Metaj 39 vjec në prill 2017 i cili i gjet i varrosur nudo e i ekzekutuar me armë zjarri në kokë, në malin Cornizzolo. Ai u ekzekutua për mungesë pagese të një ngarkese droge. Gjatë hetimeve të operacionit janë sekuestruar 350 kg marijuanë , 270 gramë kokainë e amfitemina.  

Gjithashtu gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë 8 korrierë droge.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat