Trafiku i kokaines nga Holanda në Itali: 35 mije euro kg, si u arrestuan shqiptarët

Diaspora

Trafiku i kokaines nga Holanda në Itali: 35 mije euro kg, si u arrestuan shqiptarët

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 15:47
Ilustrim

Autoritetet antidrogë të policsë italiane të Firneces në bashkëpunim me antimafian e Toskanës kanë ekzektuar sot operacioni e koduar "CAR SHARING" i cili ka cuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh droge kryesisht të tipit kokainë që trafikohej në territorin e provincës së Firences.

Nën urdhër arresti janë vënë 6 shtetas shqiptarë, prej të cilëve 1 është shpallur në kërkim e 2 të tjerë janë arrestuar në Shqipëri falë bashkëpunimit me forcat e Policisë Shqiptare,

Hetimet e operacionit të nisura falë një operacioni të mëparshëm të ekzekutuar më vitin 2018 kanë zbardhur aktivitetitn e trafikut të kokainës nga Hollanda drejt Italisë e kryesisht në territorin Borgo San Lorenzo në provincën e Firences.

Sipas antimafias italiane grupi i shqiptarëve ishte në një nivel të lartë strukturimi e organizimi e menaxhonte trafikun e drogës me shumicë e shumë rrallë herë e shiste për klientë me pakicë.

Afera nga trafiku ilegal i kokainës sillte një xhiro biznesi në shuma të mëdha eurosh. Çdo kg kokainë shitej me vlerën 30 mijë deri në 35 mijë euro.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 15.7 kg kokainë, 14.5 kg prej tyre në konfeksionuar në 14 pako e 1.2 kg në një ngarkesë tjetër, 2.7 kg marijuanë e 265 gramë hashash , 2 pistoleeta, si dhe para cash 31 485 euro e një sasi tjetër parash në valutë të huaj.

Kokaina trafikohej nga Hollanda në Itali me automjete të marra me qera , prej nga ka marrë dhe emrin operacioni i Policisë Italiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat