Ky është juristi nga Maqedonia që i mashtronte gratë shqiptare në Austri

Diaspora

Ky është juristi nga Maqedonia që i mashtronte gratë shqiptare në Austri

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 17:31
Juristi ne Gjykate

Një jurist i varur nga lojërat e fatit, ka pretenduar se ishte ndërmjetësues dhe i mashtronte gratë e dashuruar austriake që i besonin, për një pasuri. Tani personi në fjalë është dashur ta paguaj llogarinë në gjykatë

Për shkak të mashtrimit serioz, një jurist (44) nga Maqedonia e Veriut, të hënën është dashur të ulej në bankën e të akuzuarve, në Gjykatën rajonale në St. Pölten. Maqedonasi e kishte njoftuar një austriake përmes një platforme partnerësh dhe e kishte bindur në gënjeshtrën e tij. Më në fund ai i premtoi austriakes në financimin e një prone:
Një shtëpi për vetëm 49,000 euro

Një shqiptare kishte flirtuar me të përmes Facebook, së cilës i premtoi një apartament të vogël (49 metra katrorë) në St. Pölten, shkruan “Heute”. Një të njohure të shqiptares ai i premtoi një shtëpi në Austri për vetëm 49,000 EUR.

Viktimat ai i mashtroi për gjithsej 93.500 euro. Si dëshmi, atyre ai u dërgoi kontrata të shitjeve të rreme dhe ekstrakte regjistrimesh të rreme të tokave dhe foto të disa shtëpive. Pas një kohe, viktimat dyshuan, kontrolluan në regjistrin e tokës së vërtetë dhe parashtruan kallëzim penal.

“Për zonjat kam bërë fotografi nga vetura kur po vozisja para një objekti të bukur”, tha juristi i dyshuar para gjykatës. Motivi i tij për mashtrim ka qenë varësia nga kumari.

Vendimi për të: Dy vite burg pjesërisht me kusht, nga të cilët tetë muaj duhet t`i vuaj dhe më pas t’i nënshtrohet terapisë. Vendimi i gjyqtarit është i plotfuqishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat