‘Korrieri’ fundos bandën shqiptare që futi 800 kg kokainë nga Holanda në Itali - Bota Sot
‘Korrieri’ fundos bandën shqiptare që futi 800 kg kokainë nga Holanda në Itali

Diaspora

‘Korrieri’ fundos bandën shqiptare që futi 800 kg kokainë nga Holanda në Itali

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 18:48
Droga e sekuestruar

Rrëfimi i korrierit sjell shkatërrimin e bandës italo-shqiptare të drogës. Policia ka shkatërruar një bandë të madhe të trafikut ndërkombëtar të kokainës e heroinës, me 26 persona të vënë në pranga.

Droga në Italinë veriore importohej nga Roterdami i Holandës, ku një grup shqiptarësh kryente rolin e furnitorëve dhe e dërgonin në Itali përmes makinave me dysheme të dyfishta.

Shqiptarë ishin edhe disa grupe shpërndarësish që e merrnin në dorëzim në Itali dhe e shpërndanin në rrugë. Me përjashtim të dy italianëve, një ligur dhe një kalabrez, gjithë të tjerët që bënin shitjen e mallit ishin nga Shqipëria.

Hetimet për operacionin “Eat enjoy” nisën në janar 2018, pas deklaratave të një korrieri me origjinë nga Campania, i martuar me një shqiptare (edhe ajo në arrest shtëpie), të dy banues në Duino (Trieste).

Korrieri, i trembur nga akuza e organizatës kriminale, sipas tij pa baza, se ai kishte përvetësuar një ngarkesë prej 14 kilesh kokainë, pasi ishte mbajtur peng në Roterdam dhe “marrë në pyetje” me metoda brutale nga bashkëpunëtorët e tij, pas kthimit në Itali dhe i këshilluar nga një i afërm, vendosi të shkonte në Kuesturën e Udines ku tregoi, përveç incidentit në Roterdam, edhe një pjesë të madhe të aktivitetit kriminal të grupit që prej vitit 2017.

Ai rrëfeu se kishte futur në Itali rreth 800 kilogramë kokainë dhe heroinë përballë shumave të konsiderueshme të parave të transferuara në Holland, të ardhurat nga trafiku.

Pas rrëfimit të korrierit, me shumë episode që korrespondonin me atë çka kishte zbuluar policia më parë, autoritetet nisën operacionin e gjerë për shkatërrimin e grupit.

Të gjithë anëtarët shqiptarë të organizatës, me përjashtim të dy italianëve, një nga Liguria dhe tjetri nga Kalabria, u identifikuan në Arma di Taggia.

Përveç shitjes së disa kilogramëve lëndë narkotike për marrësit e ndryshëm që ishin pjesë e qarkut shqiptar, të dy korrierët italianë menaxhuan rrjetet e shitjeve në favor të klientëve që banonin në Trieste dhe në provincat e Vicenza, Treviso dhe Pordenone.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat